Kastriot Islami dhe Andis Harasani drejt përjashtimit nga PS
Dy deputetët e Partisë Socialiste, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, të cilët kanë dalur hapur tashmë kundër kësaj force politike, pritet që të shkarkohen nga funksionet drejtuese në PS.
Kjo gjë, sipas gazetës Shqip, është bërë e ditur nga vet kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë një takimi që ka zhvilluar në Sarandë.
Dy sekretarët Kastriot Islami dhe Andis Harasani do të shkarkohen nga funksionet që kanë në Partinë Socialiste, për thyerje të përsëritura të vendimeve politike dhe për qëndrime të hapura favorizuese ndaj pushtetit.
Me këtë vendim duket se i hapet rruga përjashtimit zyrtar të Islamit dhe Harasanit nga Partia Socialiste, pasi këta të fundit tashmë kanë dalë hapur kundër saj.
Rama ndërkohë përjashtoi mundësinë e një koalicioni të mundshëm me LSI-në dhe tha se PS-ja nuk do të hyjë në garë me PD-në se kush do të marë në prehër Ilir Metën.
Kreu i PS-së theksoi se “mes opozitës dhe pushtetit duhet të ketë në radhë të parë një kufi të qartë moral dhe Ilir Meta e ka zgjedhur vetë vendin e tij, matanë këtij kufiri.