E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Bisedimet për veriun varen nga Prishtina e Beogradi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule ka deklaruar se përfshirja e veriut në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë varet nga palët në dialog.

Deklarata e Fyles është bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. “Varet nga Prishtina e Beogradi se a do të jetë veriu në bisedimet ndërmjet tyre”, u shpreh ai.
 

Duke folur për veriun e Kosovës dhe integrimin e atyre qytetarëve, komisioneri për Zgjerim tha se për këtë çështje kanë propozuar edhe në Raportin e Progresit, që institucionet e Kosovës të jenë gjithëpërfshirëse për veriun. Ai tha se është në duart e Prishtinës që të bëjë të mundur integritetin e komuniteteve në veri.
 

Nga ana e tij kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar nisjen e studimit të fizibilitetit si një hap të rëndëssishmë të përkushtimit të përbashkët. “Është një konsensus shtetëror, politik dhe qytetar për të ardhmen europiane të Kosovës dhe ardhja e komisionerit Fyle është një mbështetje për ne. Ne shumë shpejt presim edhe marrjen e udhërrëfyesit, pasi Kosova do ti përmbush të gjitha detyrimet në mënyrë që të lëvizim lirshëm” ka shtuar Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›