E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bashkia të tregojë arkën”



Deputeti i PD-së, Gent Strazimi, i bëri thirrje dje Bashkisë së Tiranës të lejojë kontrollin financiar të kërkuar nga Prefekti i kryeqytetit. Sipas tij, bashkia është i vetmi institucion që po e refuzon këtë procedurë. “Duke e konsideruar këtë qëndrim të Edvinit si një akt banditesk, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në emër të deputeteve të qarkut të Tiranës, kërkoj transparencën financiare deri në qindarkën e fundit të parave të taksapaguesve shqiptarë të akorduara Bashkisë së Tiranës”, tha Strazimiri. Sipas tij, “Bashkia e kryeqytetit nuk mund të qeveriset “me çorape në kokë”! Shqiptarët nuk kanë para tepër për të humbur në xhepat, qokat, borxhet dhe hallet e asnjë individi! Shqiptarët duan dhe e meritojnë transparencën për paratë e tyre, e drejtë që u buron nga ligjet e këtij vendi, përpara të cilave të gjithë janë të barabartë, e në të cilat vjedhja dënohet!”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›