Operacioni “Luan”, kapen 3 shqiptare me 3 kg kokaine
Itali-Policia italiane shkaterron nje grup te trafikut te droges, me pjesetare emigrante shqiptare. Afro 3 kg lende narkotike e llojt kokaine, 90 mije euro dhe nje pistolete Zastava, ka gjetur policia italiane ne shtepine e disa shqiptareve qe banonin ne jug te Parmes ne Itali. Ne prangat e karabinierise italiane kane perfunduar E. L, 25 vjec, Mentor Vangjeli, 29 vjec me banim ne Castelmella dhe Muhamet Osmani, 48 vjec, banues ne Salsomaggiore. Kontrolli i policise italiane ne banesen e dy shqiptareve Lagji dhe Vangjeli, erdhi pas raportimit te disa banoreve te zones, per veprimet e dyshimta te disa personave te huaj. Banoret i kane treguar policise se kishin pare, ne banesen e shqiptareve disa persona duke hyre me canta te medha te dyshimta. Sikurse bejne te ditur mediat italiane, policia ka mbajtur per disa dite nen kontroll banesen, deri sa ka organizuar edhe operacionin e koduar “Luani”. Droga u gjet e paketuar ne qese celofani te vogla, e ndare ne topa te vegjel. Poseduesit e saj, kishin gjithcka u nevojitej per paketimin e tyre. Hetuesit kane gjetur ne shtepi edhe shumen e 90 mije eurove, te cilat jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe tre automjete te shqiptareve, Audi A6, Alfa 159 dhe Fiat Stilo. Hetuesit italiane mendojne se droga kishte mberritur aty nga Breshia, e cila dyshohet te jete nje vend udhekryq i trafikut te kokaines me origjine nga Amerika e Jugut. Gjate kontrollit ne banese, policia u ka sekuestruar shqiptareve edhe nje pistolete te kalibrit 7.65 mm, e prodhimit sllav, e cila rezultonte se ishte e mbushur dhe e gatshme per perdorim ne rast nevoje. Ne momentin e arrestimit shqiptaret nuk kane dhene asnje shpjegim, duke mos pranuar te flasin. Sipas policise italiane, ata do te pergjigjen ligjerisht per akuzen e trafikut te droges. Policia italiane vazhdon hetimet ne lidhje me rastin me te fundit, per zbulimin e personave te tjere te mundshem te perfshire ne kete rrjet trafikantesh.
L.Koraqi
Te arrestuar
E L, 25 vjec
Mentor Vangjeli, 29 vjec
Muhamet Osmani, 48 vjec