E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Raporti i SHISH s’mund të publikohet”



Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kundërshtoi veprimin e deputetit të PS-së, Erjon Braçe, i cili lexoi në Këshillin Ekonomik Kombëtar të PS-së, pjesë të raportit që drejtori i SHISH i kishte raportuar në Parlament. “Besoj që deklarata të tilla, të një peshe dhe rëndësie të tillë nuk kanë vendin më për t’u bërë në publik. Ato duhet t’u referohen institucioneve përkatëse, të cilat merren ekskluzivisht me luftën ndaj fenomeneve të tilla. Aq më tepër që koha e deklaratave të tilla kaq të rëndësishme, gjithmonë suke pasur parasysh objektivitetin ose jo të tyre, duhet t’u vihen në dispozicion atyre që kanë autoritetin ligjor dhe kushtetues për t’u marrë me to”, tha Vasili. Ai theksoi se sulmet e Partisë Socialiste ndaj institucioneve ekonomike janë të papranueshme, teksa shtoi se stabiliteti ekonomik është i monitoruar nga FMN dhe Banka Botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›