Vdes ne aksident aktori Perika Gjezi
Korce-Humb jeten ne nje aksident te rende, aktori i njohur korcar, Perika Gjezi. Perplasja e automjetit me te cilin ai udhetonte me nje tjeter mjet, ka qene fatale per jeten e aktorit 61-vjecar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth ores 15.30, ne rrugen Korce-Voskopoje, prane fshatit Gjonomadh. Burime zyrtare te policise lokale bejne te ditur se Perika Gjezi ka qene i vetem ne makinen e tij “Voslvagen” me targe KO 3414 B, ne momentin kur eshte perplasur fort me nje fuoristrade tip “Land Rover”, me targe KO 3231B, te drejtuar nga 20-vjecari nga Tirana, Xhulian Islami. Burime zyrtare bejne te ditur se aktori ka qene duke u kthyer nga Voskopoja ne Korce, ndersa i riu po udhetonte drejt Voskopojes. Mesohet se aktori i njohur ka marre goditje ne koke, te cilat i kane shkaktuar vdekjen e menjehershme, pa pasur mundesi te dergohet ne spital. Ekspertet e policise rrugore, kane shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti te rende, te cilat nuk jane bere te ditura. Nderkohe eshte bere ndalimi i 20-vjecarit Islami, i cili edhe ky mesohet si udhetonte i vetem ne makinen e tij. Ai eshte arrestuar me akuzen e “shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor”. Kjo ngjarje e rende, ndau parakohe nga jeta dhe skena nje nga aktoret e dashur per publikun.
Biografia artistike
Perika Gjezi, lindi ne vitin 1949 ne qytetin e Korces. Qe ne moshe shume te re aktivizohet ne trupen e teatrit amator te gjimnazit “Fauat Babani”, ne drejtimin e regjisorit dhe aktorit te mirenjohur Piro Mani. Ne vitin 1965, gjate kohes e gjimnazit, interpreton edhe rolin e tij te pare ne dramen “Tre te shtena pushke”, te vene ne skene nga trupa profesioniste e Teatrit “Andon Z. Cajupi” te qytetit te Korces. Ne vitin 1967 pas mbarimit te gjimnazit shkon te punoje ne Kombinatin e Maliqit, ku aktivizohet me trupen amatore te ketij kombinati. Ne maj te vitit 1969 me insistimin e regjisorit te mirenjohur Mihallaq Luarasi, fillon punen si aktor profesionist prane Teatrit “Andon Z. Cajupi” te qytetit te Korces, ku do te luaje disa role dhe ne nentor te vitit 1969 do te jete nje nga interpretuesit e drames “Njollat e murrme”, e cila do te marre dhe Flamurin ne Festivalin e Teatrove te mbajtur ne Tirane. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve, rikthehet ne qytetin e Korces si aktor ne teatrin e ketij qyteti, duke interpretuar me dhjetera role. Nder rolet me te famshme te tij permenden roli i Edi Karbones ne dramen “Pamje nga ura” e Milerit, ose ne dramen e Kasem Trebeshines “Histori dashurie”.
Perika Gjezi ka interpretuar ne mbi 15 role ne kinematografi, ku 10 jane role kryesore. Roli i tij i pare eshte episodik, ne filmin “I teti ne bronx”, ne rolin e Demkes, djalit te mullixhiut. Roli i tij i pare kryesor eshte roli i komisarit ne filmin “Shtigje lufte”, te regjisorit Piro Milkani ne vitin 1974, kur ai sapo ishte diplomuar ne Institutin e Larte te Arteve. Me tej ka vazhduar ne role te tjera si ai Gjergjit ne filmin “Toke e pergjakur”, roli i Gjergjit ne filmin” Nga mesi i erresires”, ne filmin “Perballimi”, etj.
L.Koraqi
15.30
Ora kur automjeti i aktorit Perika Gjezi, me targe KO 3414 B, kur eshte perplasur fort me nje fuoristrade tip “Land Rover”, me targe KO 3231B, te drejtuar nga 20-vjecari nga Tirana, Xhulian Islami.
Aksidenti
Aksidenti qe i mori jeten parakohe aktorit te njohur Perika Gjezi, ndodhi rrugen Korce-Voskopoje, prane fshatit Gjonomadh. Policia ka ndaluar 20-vjecarin Islami, i eshte marre ne pyetje per zbardhjen e rrethanave te aksidentit.
Rolet e aktorit
“I teti ne bronx”,
“Shtigje lufte”
“Toke e pergjakur”
“Nga mesi i erresires”
“Perballimi”