Bashkia zgjeron kategorite e perfituesve nga programet e strehimit
Bashkia e Tiranes i ka propozuar Keshillit Bashkiak qe ne mbledhjen e ardhshme te tij te miratoje projektvendimin per disa ndryshime ne sistemin e pikezimit te familjeve qe perfitojne nga programet e strehimit. Ne baze te ndryshimeve te propozuara perfitojne nga programet e strehimit familjet qe vijne nga komuniteti rom e egjiptian. Po keshtu nje tjeter kategori e shtuar jane edhe emigrantet punetor te kthyer ne atdhe. Sistemi i pikezimit miratohet me vendim te keshillit te njesise se qeverisjes vendore per cdo program qe zbatohet ne nje njesi te qeverisjes vendore dhe perzgjedhja e familjeve perfituese behet sipas nje sistemi pikezimi, i cili favorizon kryesisht familjet qe nuk disponojne banese ne pronesi, banojne ne banesa ne rrezik shembje, apo banesa te mbipopulluara, kane ngelur ose rrezikojne te ngelen te pastreha si rezultat i fatkeqesive natyrore, ose zbatimit te nje vendimi gjyqesor. Gjithashtu, sipas ligjit te strehimit, jane shtuar edhe kategori te tjera prioritare pervec te kategorive ekzistuese si; emigrant i kthyer, punetor emigrant, familjet e policeve te rene ne detyre, viktimat e dhunes ne familje, etj. Ne sistemin e vleresimit te aplikimeve sipas programeve ne zbatim, kushtet ekonomike dhe te ardhurat e deklaruara nga familjet, do te jene kriter vleresimi sipas sistemit te pikezimit. Ne projektvendimin e Bashkise se Tiranes behet e ditur se Sektori i Menaxhimit te Strehimit ka punuar qe kategorite e reja sipas ligjit te ndryshuar, per kriteret dhe prioritet e sistemit te pikezimit per banesat sociale me qira, te reflektohen ne sistemin e vleresimit permes sistemit te pikezimit. Duke pasur parasysh se komuniteti Rom dhe Egjiptian eshte prioritet ne politikat e Bashkise se Tiranes per strehimin, kjo kategori eshte vleresuar e rendesishme qe te perfshihet ne sistemin e pikezimit qe do t’i propozohet per shqyrtim dhe miratim Keshillit Bashkiak te Tiranes. Pikerisht per te gjitha shpjegimet e mesiperme, per te mundesuar nje trajtim sa me te drejte dhe sa me prane nevojave te familjeve per strehim, nisur nga numri i aplikimeve dhe bazuar ne ligjin e strehimit per kategorite qe perbejne prioritet, Sektori i Menaxhimit te Strehimit paraqet per nje ndryshim sistemin e pikezimit per per programin e banesave sociale me qira.
Kategorite qe perfitojne strehim
Familje e pastrehe banues ne banesat ish- prone
Nuk disponon apartament ne pronesi
Banojne ne banesa ne rrezik shembje
Banojne ne banesa te mbipopulluara
Rrezikojne te ngelen te pastreha, si rezultat i fatkeqesive natyrore
Te moshuar qe kane mbushur moshen e pensionit dhe qe nuk perzgjidhen per t’u strehuar nga institucionet publike te perkujdesit shoqeror
Familjet me me shume se kater femije ose familje nje prinderore
Familjet e policeve te rene ne detyre
Komuniteti Rom dhe Egjipian
Personat me aftesi te kufizuara
Persona me statusin e jetimit
Emigrant i kthyre, punetor emigrant
Viktima te dhunes ne familje
Kufiri maksimal i te ardhurave deri 75% e te ardhurave mesatare kombetare
Kategorite qe perfitojne strehim
Familje e pastrehe banues ne banesat ish- prone
Nuk disponon apartament ne pronesi
Banojne ne banesa ne rrezik shembje
Banojne ne banesa te mbipopulluara
Rrezikojne te ngelen te pastreha, si rezultat i fatkeqesive natyrore
Te moshuar qe kane mbushur moshen e pensionit dhe qe nuk perzgjidhen per t’u strehuar nga institucionet publike te perkujdesit shoqeror
Familjet me me shume se kater femije ose familje nje prinderore
Familjet e policeve te rene ne detyre
Komuniteti Rom dhe Egjipian
Personat me aftesi te kufizuara
Persona me statusin e jetimit
Emigrant i kthyre, punetor emigrant
Viktima te dhunes ne familje
Kufiri maksimal i te ardhurave deri 75% e te ardhurave mesatare kombetare