E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksportet “Made in Albania”, nuk synojne me tregun grek Eglantina Nasi

Efektet negative te krizes greke e cila duket se nuk po ndalet, po reflektohen ne nje renie te dukshme te eksporteve shqiptare drejt tregut te vendit fqinj. Nje dukuri e tille konfirmohet nga te dhenat me te fundit te Institutit te Statistikave, sipas te cilave, prodhimet “Made in Albania” kane ulur pranine e tyre ne tregjet greke. Konkretisht, te dhenat flasin per nje renie ne nivelin prej 5% me ne nivel vjetor, gjate gjithe muajve te 2012-es te eksporteve shqiptare drejt Greqise. Ndersa ne vlere monetare, kjo renie eshte konvertuar me nje nivel prej plot 9.5 miliarde lekesh. Duke folur qarte per nje trend ne renie te destinacionit te Greqise si nder paresoret per mallrat e prodhuara ne Shqiperi. Gje e cila ne fakt, nuk ka lidhje aspak me nivelin total te eksporteve “Made in Albania”, i cili shenon rritje nga viti ne vit. Dhe kjo, pasi destinacioni Greqi, duket se eshte zevendesuar per nga pesha e mallrave te humbura drejt tregjeve te tij, me gjetjen e tregjeve te tjera ne vendet e Bashkimit Evropian, por edhe me larg. Cka flet kesisoj, per nje rikuperim te shpejte qe ka mundur te beje ekonomia vendase, ne kerkim te tregjeve te reja per te kompensuar kete dukuri negative, e cila po ndodh pikerisht per shkak te krizes se Greqise dhe aspak per ndonje efekt negativ te pales shqiptare dhe prodhimeve te saj. Nderkaq, nese i rikthehemi edhe njehere pjeses numerike qe referojne shifrat e Institutit te Statistikave, mbi peshen e eksporteve te Greqise, ndaj totalit, ato tregojne se ne fund te vitit 2012, ajo ishte vetem 4.4%. Ndersa para se ekonomia greke te zhytej ne recesion, rreth 3-4 vjet me pare, ky tregues ka rezultuar me dy-fishin e tij, pra rreth 8% e totalit. Dhe tashme, me kete perqindje, Greqia rezulton te jete partneri i peste tregtar i Shqiperise per eksportet, nga vendi i dyte qe zinte ne te kaluaren. Sa u perket llojeve te bizneseve qe rezultojne te jene goditur me shume nga renia e eksporteve te tyre me Greqine, mesohet se ato jane pikerisht ato te llojit fason. Pasi ato rezultojne se kane qene edhe me te shumtat ne numer qe kishin bashkepunim me palen greke, per te siguruar lenden e pare te porositesit. Behet fjale per prodhime te tekstileve, kepuceve etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›