Bashkiaket e PS proteste para Kuvendit
Kryetaret e bashkive socialiste dhe punonjes te tyre protestuan dje para selise se Kuvendit vetem pak minuta para se te niste seanca plenare ku pritej te shqyrtohej projektligji per ndryshimin e taksave vendore qe synon rimbursimin e kasave fiskale te subjekteve private nga fondet e bashkive. Gjate fjales se tij kryebashkiaku i Tiranes tha se mungesa e reagimit nga ana e qeverise ndaj shqetesimit te tyre per taksat vendore i detyron ata te nisin protestat ne te gjithe vendin. Ne nuk do ta tradhtojme modelin tone ne do ta mbrojme ate duke filluar qe sot e me tutje me protesta te pandalshme duke i bashkuar protestat qytetare per largimin e qeverise se Sali Berishes me protesten e komuniteteve per te mbrojtur modelet tona te zhvillimit per te mbrojtur kontributet e qytetareve per te mos lejuar qe me taksat e tyre te pasurohet Sali Berisha e oborri i tij dhe te varferohen qytetet e komunitetet per te mos lejuar qe me taksat e tyre nje grusht njerezish te mbajne pushtetin e votave te vjedhura me vota te blera dhe nje popull i tere te ndihet i huaj ne atdheun e tij u shpreh Rama gjate fjales se tij. Projektligji qe kundershtohet nga shoqata per Autonomine Vendore sipas tyre redukton ndjeshem te ardhurat e bashkive duke u shkaktuar atyre 90 humbje ne te ardhurat e tyre. Kryebashkiaku i Tiranes e cilesoi propagande talebane apo salibane premtimin qe Kryeministri Berisha i ben biznesit te vogel per lehtesim taksash duke demtuar investimet ne komunitete nga pushteti vendor. Sali Berisha e ka mbeshtetur propaganden e tij qe smund ta quaj as komuniste as talebane por salibane propaganden salibane tek lehtesimi i pandalshem i barres fiskale te qytetareve tek ulja e pandalshme e taksave. Te gjitha bizneseve te cilave Sali Berisha u drejtohet si njeriu qe po i cliron nga detyrimi i pageses se kasave fiskale ne u themi se kjo eshte e pavertete se ato para qe Sali Berisha u thote se do i marre nga taksat per tu dhene kasat jane para qe ne fakt i merr nga cerdhet kopshtet shkollat i merr nga parqet e pemet i merr nga rruget dhe nga te gjitha sherbimet e qytetit. Ju nuk doni qe Tirana te fike dritat ju nuk doni qe Korca Pogradeci Elbasani Fieri Patosi te fikin dritat ju nuk doni qe Tirana dhe te gjithe keto qytete te mos ujisin me parqet ju nuk doni qe te mos mirembajne me cerdhet kopshtet e shkollat u shpreh Rama.
Aristir Lumezi