Dekretet e Topit Kuvendi shtyn votimin
Ne seancen e djeshme parlamentare u votua me votat e shumices nje projekt-vendim i cili shtyn kete proces te ezauruar ne Komisionin e Ligjeve derisa nente anetaret e Gjykates Kushtetuese te deklarohen nese Kuvendi mund te zevendesoje ne nje vit gjashte anetare te kesaj gjykate nga tre qe parashikon Kushtetuta. Opozita megjithese shenoi prezencen gjate nisjes se votimit te projektligjeve u largua nga salla ne momentin kur nisi votimi me elektronike.
Debati
Sipas opozites ky proces i ndermarre nga maxhoranca bie ndesh me Kushtetuten dhe rregulloren e Kuvendit. Ne te njejten kohe sipas anetares se Komisionit te Ligjeve deputetes Vasilika Hysi PD-ja shtyn kete votim sepse nuk ka numrat e nevojshem per ti votuar keta gjyqtare ne kushtet kur vota e LSI-se dhe PDU-se eshte e diskutueshme. Ky eshte nje
precedent shume i rrezikshem qe tregon se ju Kushtetuten nuk e respektoni. Ju keni frike nga numri i votave per te votuar dekretet e Presidentit ose nuk u kane pelqyer kandidaturat qe solli Presidenti. Ju kerkoni te kontrolloni Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe me veprimin qe doni te beni sot pasojat per keto dy gjykata do jene shume te renda tha Hysi. Nga ana e tij kryeministri Berisha replikoi me deputeten e opozites duke thene se problemi juaj eshte ky. Si opozite ne vend qe te merrni me angazhim te plote zbatimin me rigorozitet te ligjeve dhe Kushtetutes ju harxhoni jave dhe muaj te tere per te gjetur adashet e tim biri dhe per ti bere ata objekt sulmesh politike. Sipas tij kerkesen qe coi PD-ja ne Kushtetuese per interpretimin e nenit 125 dhe 136 te Kushtetutes mund ta kishte bere edhe Presidenti. Mund ta bente Presidenti kete gje nuk e beri nuk ka rendesi pasi secili grup parlamentar mund ta bente kete. Do te pyetet gjykata do te thote gjykata dhe kjo ceshtje me kete gjykim merr zgjidhje perfundimtare dhe ky debat sa te jete ne fuqi kjo Kushtetute nuk lind me. Me vjen keq qe ju pyesni ku e kane thene tha me tej kreu i ekzekutivit. Sipas tij ky proces nderpritet per faktin se vendimet e Gjykates Kushtetuese kane efekt prapaveprues.
Votimi
Pas debatit projekt-vendimi i propozuar nga PD-ja u votua me 73 vota pro te maxhorances Dritan Prifti dhe Paulin Sterkaj votuan kunder ndersa deputeti i ri i LSI-se Vangjel Tavo nuk ishte i pranishem. Nderkohe opozita nuk votoi as dy projektligjet qe aderojne Shqiperine ne Memorandumin e Mirekuptimit te NATO-s dhe Karten e Organizates per Mirembajtjen dhe Furnizimin e Aleances. Me votat e maxhorances kaloi edhe ligji per barnat si dhe disa ndryshime ne ligjin per lojerat e fatit.
Votimi ne Kuvend
Projektligji Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Memorandumin e Mirekuptimit per ngritjen organizimin administrimin sigurine financimin dhe sigurimin me burime njerezore te Qendres se NATO-s per bashkepunimin e operacioneve speciale NSCC.
74 vota pro
Projektligji Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Karten e Organizates per Mirembajtjen dhe Furnizimin e NATO-s NAMSO 1958.
75 vota pro
Shqyrtimi i kerkeses se grupit parlamentar te Partise Demokratike per pezullimin e shqyrtimit ne seance plenare te dekreteve te Presidentit te Republikes deri ne interpretimin e nenit te Kushtetutes nga Gjykata Kushtetuese.
73 vota pro 2 kunder Sterkaj e Prifti
Projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10.033 date 11.12.2008 Per lojerat e fatit te ndryshuar.
72 vota pro 1 abstenim Paulin Sterkaj
Patozi Po shmangim konfliktin ne Kushtetuese
Sipas kreut te grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi nese ne do shkojme deri ne fund te procedurave te shqyrtimit te dekreteve i bie qe ne menyre te qarte te shkaktojme nje konflikt te paster kushtetues pasi i takon qe perteritja e kesaj gjykate te perfshije 2/3 dhe jo 1/3 te anetareve te Gjykates Kushtetuese. Te ndodhur ne keto kushte ne mendojme se Kuvendi duhet te shmange qe vete garanti dhe interpretuesi i vetem i Kushtetutes ne kete shtet te jete ne konflikt me ate vete. Ne gjykojme se kjo eshte nje arsye shume e qenesishme qe Kuvendi te marre nje vendim. Dokle Sduhet te nderpritet procesi i votimit
Opozita kundershtoi vendimin duke thene se Kuvendi smund te nderprese procesin e votimit. Zonja Hysi nuk ishte kunder paraqitjes se kerkeses se grupit tuaj ne Gjykaten Kushtetuese. Kundershtimi yne eshte tjeter. Perse te nderpritet procedura e votimit te anetareve te Kushtetueses kur si proces ka filluar dhe nje proces i filluar ne baze te nenit 111 te rregullores eshte i detyrueshem per tu shqyrtuar. Kushtetuesja me pergjigjen qe ka sjelle nuk thote qe te nderpritet procesi i votimit sepse po te kishte idene e nderprerjes se procesit ajo do ta bente tha Dokle. Vendimi prek edhe Gjykaten e Larte
Vendimi i propozuar nga Partia Demokratike prek njekohesisht edhe zgjedhjen e anetareve te Gjykates se Larte. Ne mbeshtetje te nenit 78 pika 1 e Kushtetutes neneve 55 pika 1 dhe 49 te Rregullores se Kuvendit me propozimin e kryetarit te grupit parlamentar te PD-se Kuvendi vendosi pezullimin e shqyrtimit te dekreteve te Presidentit te Republikes per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte deri ne interpretimin e neneve 125 dhe 136 te Kushtetutes nga Gjykata Kushtetuese sipas kerkeses te jo me pak se nje te pestes te anetareve te Kuvendit. Bushati Topalli te gjeje kurajen politike e te largohet
Deputeti i PS-se Ditmir Bushati kerkoi dje doreheqjen e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli pas raportit te KE-se per Kuvend ku sipas tij eshte vjedhur vota e deputeteve dhe rregullat vendosen nen dhunen e kartoneve. Dinjiteti i deputeteve poshterohet nga nje kryetare qe abuzon me postin e saj ne menyre shproporcionale duke e ekstremizuar dhe polarizuar me tej jeten parlamentare. Vjet raporti i KE-se dhe te gjitha raportet nderkombetare vune gishtin mbi dy imunitare te kabinetit qeverises. Kete vit listes i shtohet vete kryetarja e Kuvendit e cila duhet te gjeje kurajon politike e qytetare te largohet nga detyra per te reduktuar shtullungat e turpit qe kane mbuluar kete godine ne raport me qytetaret shqiptare dhe partneret nderkombetare tha Bushati. Leskaj Propozimi i Pack zgjidhja me e mire
Deputetja e PS-se Valentina Leskaj deklaroi dje ne Kuvend se propozimi i eurodeputetes Doris Pack ishte zgjidhja me e mire per zgjidhjen e krizes politike. Lexojeni oferten qe keni ne tavoline dhe jepni zgjidhjen. Propozimi i bere nga znj. Doris Pack me amendamentin e saj per nje deklarate te perbashket ne mbledhjen e Komitetit te SAA-se ishte nje mundesi e humbur nga mazhoranca ne vigjilje te opinionit te BE per statusin e vendit kandidat. Me propozimin e tyre deputetet e djathte e te majte te PE na dhane jo vetem nje celes zgjidhje po dhe nje model sesi mund te negociohet dhe komunikohet ne shoqeri te qyteteruara tha Leskaj.
ADI SHKEMBI