Bashkim Dedja Dyert e Kushtetueses do te jene te padepertueshme nga politika
Kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese i sapomiratuar nga Kuvendi Bashkim Dedja eshte angazhuar per te mos e lene politiken te ndikoje ne punen e perditshme te kesaj gjykate te rendesishme. Ai ka bere te ditur ne nje prononcim per median se dyert e Gjykates Kushtetuese do te jene te padepertueshme nga politika. Ai garanton se partite qofte te djathta ashtu dhe te majta nuk do te kene asnje ndikim ne vendimmarrjen e 9 gjyqtareve me te rendesishme te vendit. Madje kjo ka qene nder porosite e para per trupen gjyqesore. Ndersa per ceshtje te nxehta politike si hapja e kutive te votimit por dhe ligji i pronave Dedja sqaron se Kushtetuesja do te zbatoje vetem dispozitat e Kushtetutes. Qellimi do te jete ai ligjor zbatimi me korrektese i Kushtetutes dhe i ligjeve te ketij vendi. Nuk ka rendesi se cila force politike inicion procesin. Rendesi ka se kujt i takon e drejta. Nuk kam qene dhe nuk kam per te qene ndonjehere pjese e ndonje formacioni politik. Se dyti do te luftoj qe ne institucionin qe drejtoj te mbizoteroje vetem profesionalizmi dhe jo politika - eshte shprehur Dedja.
Persa u perket deklaratave politike per bllokim te punes ne Gjykaten Kushtetuese per shkak te perfundimit te mandatit te disa gjyqtareve Dedja shprehet se ne asnje rast nuk mund te bllokohet puna ne kete Gjykate. Puna ne Gjykaten Kushtetuese nuk eshte bllokuar dhe nuk ka per tu bllokuar per asnje moment sepse Kushtetuta ka parashikuar shprehimisht se gjyqtaret te cileve u ka mbaruar mandati vazhdojne deri ne momentin e zevendesimit nga gjyqtari pasardhes. Ne cdo moment gjyqtaret konsiderohen ne detyre derisa nuk jane zevendesuar - eshte shprehur Dedja.
30 Shtator 2010