Berisha falenderon vendimin e Komisionit per liberalizimin e vizave
Kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave falenderoi Komisionin e Lirise dhe Ceshtjeve te Sigurise per votimin pothuajse ne unanimitet te plote te procesit per liberalizmin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Kryeministri theksoi se ky perben nje vendim tjeter shume te rendesishem per qytetaret shqiptare per te cilet eshte parashikuar qe brenda ketij viti te levizin te lire ne te gjithe hapesiren Shengen. Berisha theksoi gjithashtu se ky akt historik duhet marre si nje proces i cili duhet te njohe konsolidim te vazhdueshem ne te gjitha shtyllat qe e bene ate te mundur. Duhet te njohe modernizim te vazhdueshem duhet te njohe zhvillime te reja e bazuar ne luften kunder krimit te organizuar korrupsionit kontrollin e kufijve strukturat e pershtatshme per te rikthyerit pra ne te gjithe keto aspekte ne duhet te ridimensionojme ose te konsolidojme me tej sepse mendojme se Udherrefyesi dhe reformat kane pasur nje rendesi pozitive te jashtezakonshme per modernizimin ne teresi te infrastruktures sone ne keto aspekte - u shpreh kryeministri.
30 Shtator 2010