E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi fton opoziten te miratoje sot ligjin per Gjykaten Administrative



Kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se Astrit Patozi e ka ftuar edhe nje here dje opoziten socialiste qe te miratoje gjate seances se sotme parlamentare projektligjin per Gjykaten Administrative. Patozi ka dhene garanci se maxhoranca eshte e gatshme te pranoje cdo amendament te Partise Socialiste per kete projektligj. Ai e cilesoi shume te rendesishem miratimin e ketij drafti jo vetem per biznesin dhe individet por edhe per partneritetin e Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ambasada Amerikane vetem dy dite me pare i beri thirrje politikes shqiptare qe ta miratoje sa me pare kete projektligj ndryshe qeveria amerikane do te nderprese fondet e parashikuara per sistemin e Drejtesise shqiptare.
Ftesa
Edhe ne keto pak ore qe kane mbetur Partia Demokratike eshte e gatshem te pranoje dhe te votoje cdo amendament dhe te Partise Socialiste per projektligjin per Gjykaten Administrative. Maxhoranca eshte e bindur se nuk ka asnje argument qe te kushtezoje mosmiratimin e ketij ligji. Ky ligj ka rendesi per biznesin per individet por edhe per raportet e Shqiperise me partneret nderkombetare dhe konkretisht me SHBA-te. Mosmiratimi i ketij ligji nuk eshte gje tjeter vecse shenje mosmirenjohjeje ndaj partnereve tane. Ky ligj nuk duhet ngaterruar kurrsesi me konfliktet e tjera politike midis dy partive pasi ky nuk eshte nje ligj qe ndan partite - eshte shprehur kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se. Deklarata e Patozit vjen pas vendimit te djeshem te marre nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste. Gjate mbledhjes se djeshme Grupi i PS-se vendosi te mos ndryshoje qendrim por te kushtezoje voten pro ligjit per Gjykaten Administrative duke i kerkuar maxhorances qe me pare te miratoje ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet. Pritet qe debatet per kete projektligj te vazhdojne gjate dites se sotme pikerisht ne seancen e radhes parlamentare ku eshte perfshire ne rendin e dites miratimi i projektligjit per Gjykaten Administrative.

30 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›