Rama ne Durres Procesi i vendojses se kasave eshte kriminal
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama gjate turit te tij te takimeve me simpatizante te PS-se dje eshte ndalur ne Durres. Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se procesi i vendosjes se kasave fiskale eshte antikushtetues dhe kriminal. Sipas tij kompanite nga shija e kasave perfitojne 40-100 milion euro. Lideri i opozites eshte ndalur edhe te gjendja ekonomike qe sipas tij shfaqet e renduar. Gjendjen ekonomike Rama e cilesoi produkt te vjedhjes se votes nga qeveria e cila sipas tij eshte zhytur ne korrupsion dhe paaftesi. Nderkohe Rama foli edhe per procesin e pritshem te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare duke theksuar se heqja e vizave nuk vjen nga Berisha por vjen si hap i Bashkimit Europian per qytetaret. Ne takimin e radhes ne Durres kreu socialist shoqerohej nga kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci i cili ritheksoi vendimin e opozites per te votuar ligjin per Gjykaten Administrative vetem ne rast se opozita do te marre parasysh propozimet per hetimin e zgjedhjeve.
30 Shtator 2010