E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkim Dedja PD gati per votebesim

Nisur nga fakti qe Bashkim Dedja u votua 4 muaj me pare nga mazhoranca ne Kuvend duket se e ka te siguruar votebesimin e saj edhe ne rastin e kreut te Gjykates Kushtetuese. Gjyqtari Bashkim Dedja nisi punen si anetar i Gjykates Kushtetuese ne fund te majit 2010. shte nje prej tre emrave te dekretuar nga Presidenti Topi se bashku me Altina Xhoxhajn dhe Vangjel Kosten me 13 maj 2010. Me 20 maj 2010 Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit te Republikes per emerimin e Altina Xhoxhajt dhe Bashkim Dedes ne detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese ndersa rrezoi dekretin e emerimit te Vangjel Kostes. Pas nxjerrjes se dekretit per kryetarin e Gjykates Kushtetuese shkon ne tete numri i dekreteve qe duhet te shqyrtoje Komisioni i Ligjeve dhe me pas ato ti kalojne per votim Parlamentit. Kjo do te thote se pervec 4 dekreteve per anetare te rinj te Gjykates Kushtetuese dhe 3 dekreteve per anetare te Gjykates se Larte Kuvendi duhet te hedhe ne vote edhe nje here emrin e Bashkim Dedes per te dhene ose jo pelqimin si kryetar i Gjykates Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›