E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimi i terrorizmit polici gjyqesore tek DPPPP-ja

Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit te Parave tashme do te kete te drejten edhe te hetoje per te parandaluar pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit. Kete gje synojne ndryshimet e bera ne ligjin e 2008-s te cilat kane mberritur tashme ne Kuvend. Ne baze te ketyre ndryshimeve parashikohet krijimi i Njesise se Hetimit e cila do te funksionoje si nje strukture e specializuar hetimi ne perberje te autoritet pergjegjes. Ajo do te ushtroje Kodin e Procedures Penale ne perputhje me dispozitat e ketij ligji si dhe me ligjin Per organizimin dhe funksionimin e policise gjyqesore. Sipas ligjit autoriteti perkates ka te drejte te pezulloje apo revokoje licencen e nje subjekti kur konstatohet se ka fakte per te besuar se ky subjekt eshte perfshire ne pastrimin e parave apo ne financimin e terrorizmit apo kur subjekti ne menyre te perseritur kryen te njejten kundra-vajtje administrative. Projektligji ka parashikuar dhe ka listuar te dhenat qe duhet te raportoje gjykata dhe prokuroria. Projektligji ka parashikuar edhe ndryshime ne nenin qe ben fjale per kundravajtjet administrative duke reflektuar ne kete menyre propozimet e bera nga Shoqata Kombetare e Bankave te Shqiperise. Banka e Shqiperise ka propozuar qe gjobat ne parashikohen ne vlere maksimale e minimale per te lehtesuar llogaritjen e saj. Ne kete dispozite eshte bere kategorizimi sipas llojit te personave fizike dhe juridike dhe sipas llojit te transaksionit te paraportuar. Ne relacionin qe shoqeron draftin sqarohet se shkaku i ndryshimeve ne ligj ka ardhur si pasoje e perafrimit te legjislacionit ne kuader te procesit te integrimit ne BE por dhe per faktin se gjate dy viteve te fundit eshte rritur ndjeshem numri i rasteve te referuara ne polici e prokurori por keto struktura nuk i jane pergjigjur me te njejtin ritem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›