Vonesat PD akuzoi Topin per shkelje te ligjit

Kohet e fundit Partia Demokratike akuzoi Presidentin Bamir Topi se ka shkelur Kushtetuten me mosemerimin e kryetarit vendim qe duhej te ishte bere qe prej dates 4 qershor kur dhe kryetarit Vladimir Kristo i perfundoi mandati ligjor. Jo me larg se dy dite me pare Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli perseriti akuzen ndaj Presidentit te Republikes Bamir Topi se prej 4 muajsh po shkel sipas saj Kushtetuten e Republikes lidhur me zgjedhjen e kreut te Gjykates Kushtetuese. Madje shprehu gatishmerine e mazhorances per te mbledhur ne seance te jashtezakonshme Parlamentin po te vinte emri i kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Mazhoranca eshte shprehur e gatshme per te mbledhur edhe nje seance te jashtezakonshme po te vinte dhe emri i kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Sic e dini edhe ju prej kater muajsh ka kaluar afati kushtetues i kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma - theksoi znj. Topalli.