E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Afrikan zgjedh Gedafin, kryetar të saj

Bashkimi Afrikan ka zgjedhur liderin e Libisë Muamar Gedafi për të qënë në krye të kësaj organizate të kontinentit të zi. Kolonel Gedafi është zgjedhur në këtë post nga delegatët në samitin e Unionit 53 anëtarësh në Etiopi. Gedafi do të zëvendësojë presidentin e Tanzanisë, Jakaja Kikuete. Në bazë të parimit të rotacionit gjeografik, Presidenca e Bashkimit Afrikan i takonte një vendi të Afrikës së veriut. Ndërkohë që disa prej delegatëve të pranishëm në samit thanë se ishin të habitur me zgjedhjen e Gedafit. Muamar Gedafi është një mbështetës i patundur i Bashkimit Afrikan që nga lindja e tij, një projekt që deri më tani ka hasur në rezistencën e shumë liderëve të kontinentit. Në samitin e kryeqytetit etiopian Adis Abeba, që mbyllet të mërkurën, është vendosur gjithashtu që të ndryshohet emërtimi aktual i Komisionit në detyrë të BA-së, por pa e transformuar në një qeveri të vërtetë të unionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›