Kuvend, zgjidhet KQZ-ja e re dhe kryetari i saj
Parlamenti ka konstituar KQZ-në e re e cila do te përgatise zgjedhjet e 28-qershorit. Brenda pak minutave deputetët kanë miratuar me konsensus 6 anëtarët e rinj të KQZ-së si dhe kryetarin e saj i cili sipas Kodit Zgjehdor i përket maxhorancës. E vetmja forcë politike që ka kontestuar votimin duke braktisur sallën ka qenë LSI-jae cila , me kodin e ri nuk gezon asnje anetar ne institucionin kryesor që menaxhon zgjedhjet në vend.Gjithashtu me konsensus parlamenti ka miratuar edhe anëtarin e ri të Gjykates Kushtetuese Admir Thanza i cili do të zëvendësoje për një vit Gjergj Saulin, që për shkak të moshës nuk mund ta mbajë këtë funksion.