E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Europian kurse afatshkurtra per integrimin

Nisin aplikimet per kurset afatshkurtra ne fushen e integrimit europian. Perfaqesia e Bashkimit Europian ne Tirane beri me dije dje se eshte celur programi Jean Monnet per kete vit. Aplikimi ne programin Jean Monnet eshte i hapur per te gjithe institucionet e arsimit te larte. Granti maksimal per nje periudhe 3-vjecare eshte 21 000 euro. Ky program i Bashkimit Europian per Arsimin e Larte eshte pjese e paketes Lifelong Learning qe prej vitit 2007. Programi Jean Monnet synon thellimin e njohurive rreth ceshtjeve te integrimit europian duke promovuar mesimdhenien dhe kerkimin ne histori politike ekonomi marredhenie nderkombetare dhe ne legjislacionin e Bashkimit Europian. Ky program eshte i rendesishem vecanerisht per vendet kandidate per anetaresim ne BE apo edhe ato qe presin ta marrin statusin e kandidatit. Gjithashtu ofrohen grante edhe per postet Jean Monnet te cilat jane poste lektoresh te specializuar ne fushen e integrimit europian. Lektoret duhet te japin te pakten 90 ore mesimi ne nje vit akademik. Granti maksimal per nje periudhe 3-vjecare eshte 45 000 euro. Ad personam Jean Monnet chairs eshte nje tjeter grant qe perfshin cmime per profesore te nivelit te larte nderkombetar me kontribute te spikatura ne fushen e integrimit europian. Granti maksimal per nje periudhe 3-vjecare eshte 45 000 euro. Po keshtu jepet edhe mbeshtetje per shoqatat e profesoreve dhe kerkuesve te specializuar ne ceshtje te integrimit europian. Granti maksimal per nje periudhe 3-vjecare eshte 21 000 euro. Krijimi i grupeve kerkimore Jean Monnet synon bashkimin e dy ose me shume katedrave Jean Monnet dhe krijimin e nje rrjeti akademik me nje plan te perbashket kerkimi ne fushen e integrimit europian. Granti maksimal per nje periudhe 2-vjecare eshte 80 000 euro. Aplikimi behet direkt prane Agjencise Ekzekutive per Arsimin Kulturen dhe Mediat te Komisionit Europian. Informacioni i plote mbi programin dhe formularet e aplikimit mund te gjendet ne faqen e internetit http//eacea.ec.europa.eu/llp/funding/2011/call jean monnet actionka12011en.php. Afati i fundit per pranimin e aplikimive eshte data 15 shkurt 2011. Ne rast aplikimi duhet te vihet ne dijeni Ministria e Arsimit dhe Shkences.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›