Viruset e gripit preken 10 mije vete ne jave
Te dhenat vijne nga Instituti i Shendetit Publik. Numri total ka shkuar ne 37 persona te cilet kane marre trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre eshte jashte rrezikut per jeten. Nga sa pohojne mjeket specialiste pacientet e prekur nuk kane shfaqur komplikacione te renda. Nderkaq jane dhe 8 raste qe dyshohen se jane prekur nga virusi per te cilat ISHP-ja po kryhen analizat. Kemi 37 raste te konfirmuara me AH1N1. Normalisht numri i rasteve me gripin e zakonshem eshte disa here me i larte. Numri javor i rasteve me grip ne Shqiperi eshte rreht 10 mije po ky numer eshte me i ulet se vitin e kaluar deklaroi dje drejtori i ISHP-se Enver Roshi. Ai sqaroi se vendi ende nuk ka hyre ne situaten e epidemise. Piku i rasteve pritet shenohet ne muajin shkurt kur dhe popullata duhet te beje me shume kujdes pasi mund te kete shperthime epidemike tha drejtori i ISHP-se. Sipas tij personat e rrezikuar per tu prekur me shume nga gripi jane te moshuarit te semuret kronike dhe femijet. Instituti i Shendetit Publik keto dite do te filloje dhe shperndarjen e tamifluse ne te gjitha qendrat e medha shendetesore. Simptomat e gripit te derrave jane te njejta me simptomat e gripit te zakonshem. Ato perfshijne ethe e temperature kollitje dhimbje fyti rrjedhje te hundeve plogeshti dhembje koke. Shumica e njerezve me gripin e derrave kane diarre dhe te vjella. Pothuajse secili me kete grip ka se paku dy nga keto simptoma. Por kjo nuk do te thote se jeni prekur nga ky grip pasi shume semundje i shkaktojne keto shenja. U takon analizave laboratorike te vertetojne nese ky eshte gripi i derrave grip i zakonshem apo ndonje semundje tjeter. Deri tani mosha mesatare e rasteve te dyshuara ka qene nga 15 deri 45 vjec ndersa numri me i madh i personave te konfirmuar me A H1N1 i perket moshes nga 15 deri 25 vjec dhe nuk ka asnje rast te konfirmuar ne femije. Drejtuesit e Ministrise se Shendetesise kane bere apel qe mjeket e familjes te tregohen me te vemendshem ndaj simptomave te gripit gjate kesaj periudhe. Ata gjithashtu u kane bere thirrje qytetareve te drejtohen prane ambulancave per te marre trajtim mjekesor. Por pavaresisht kesaj pjesa me e madhe e qytetareve dynden ne urgjencat e spitalit Nene Tereza.