E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet ministria Rriten 5 per qytetin e 10 ne fshat

Politika e rritjes se pensioneve si element i rendesishem dhe i pazevendesueshem i mbrojtjes sociale do te vazhdoje edhe kete vit ku eshte parashikuar qe per pensionet e qytetit rritja te jete ne masen 5 dhe 10 per fshatin tha dje ministri Punes Spiro Ksera gjate prezantimit te prioriteteve te ketij viti. Ai shtoi se buxheti per politikat sociale eshte rritur me 10 dhe priten ndryshime ligjore per administrimin e ndihmes ekonomike. Do te identifikohen te gjitha ato familje qe jane futur ne kete skeme ne menyre abuzive nderkohe qe per here te pare do te perfitojne nga ajo dhe viktimat e dhunes ne familje. Ngritjen dhe funksionimin e regjistrit dixhital me te dhenat e kerkuesve dhe perfituesve te ndihmes ekonomike pageses se aftesise se kufizuar dhe sherbimeve te kujdesit ne te gjitha njesite e qeverisjes vendore. Ndertimi i ketij rrjeti do ta beje me te kontrollueshem skemen duke ulur ne maksimum abuzivitetin dhe duke krijuar mundesine qe te mos mbeten jashte skemes se mbeshtetjes me te ardhura familje apo individe ne nevoje tha Spiro Ksera. Me mbeshtetjen dhe bashkepunimin e donatoreve Ministria e Punes do te ndjeke edhe implementimin e projekteve qe kane ne fokus trajnimin dhe punesimin kryesisht te te rinjve ku perfitues pritet te jene mbi 500 te rinj. Ne fushen e formimit profesional prioritet mbetet fuqizimi i rrjetit te qendrave publike te formimit profesional ngritja dhe modernizimi i kabineteve te profesionit dhe permiresimi i kurrikulave ne perputhje me nevojat e tregut dhe zhvillimet e teknologjise.
Nje tjeter objektiv i ministrise per kete vit eshte reformimi i sistemit te sherbimeve shoqerore me fokus deinstitucionalizimin e institucioneve sociale per femije. Pritet te behet shtrirja e sistemit te shtepive familjeve ne te gjithe vendin me qellim ofrimin e sherbimeve sa me te mira dhe me prane kushteve te shtepise per femijet qe trajtohen ne qendrat sociale rezidenciale. Sakaq do te realizohet rritja e mbeshtetjes per personat me aftesi te kufizuar dhe garantimi i perfshirjes se tyre ne jeten social-ekonomike te vendit do te jene ne qender te punes sone edhe gjate ketij viti. Brenda nje harku te shkurter kohor do te hartohet projektligji i cili do te garantoje te drejta te barabarta per te gjitha grupet e aftesise se kufizuar
Per here te pare kete vit do te pilotohet edhe kujdestaria per personat me aftesi te kufizuara me qellim shmangien e institucionalizimit te tyre dhe dhenien e mundesise per te jetuar ne komunitet.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›