Qeveria miraton rritjen e kuotave sipas shërbimeve përkatëse
20/01/2011 Përplasjet për specializimet në Fakultetin e Mjekësisë
Shtohen kuotat e pranimeve për programet e specializimit në Fakultetin e Mjekësisë. Pas kaosit të krijuar prej më se dy javësh në këtë fakultet mbi kuotat e kufizuara të pranimeve si dhe manipulimet e bëra në përzgjedhjen e fituesve, është aprovuar nga qeveria rritja e kuotave. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi, ku përcaktohet se të drejtën e pranimit në këto programe do ta gëzojnë rreth 446 kandidatë. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë shpërndarjen e kuotave të pranimit në studimet specializuese afatgjata pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës për të gjitha llojet e shërbimeve. Prej disa javësh ndërmjet studentëve që kanë aplikuar për këto programe si dhe drejtuesve të fakultetit ka shpërthyer konflikti për mosrespektimin e rregullores së përzgjedhjes së kandidatëve fitues. Vetë studentët, të mbështetur në disa raste edhe nga pedagogët, kanë faktuar shkeljet në kundërshtim me rregulloren e përcaktuar mbi procedurën e përzgjedhjes së fituesve. Ndërkohë për disa raste janë bërë edhe kallëzimet pranë prokurorisë, së cilës i është kërkuar ndërhyrje në zgjidhjen e kësaj situate. Gjithashtu studentët pohojnë se, në rast se nuk do të gjendet zgjidhja e këtij ngërçi, do të operohet me përshkallëzimin e mëtejshme të protestës.