Bashkimi Europian reagon ndaj SP
Komisioneri për Çështjet Ekonomike dhe Financiare i BE, Olli Rehn ka shprehur keqardhjen për vendimin e agjencisë amerikane të S&P mbi zhvlerësimin e ekonomive të Eurozonës. Sipas Rehn, vlerësimi i agjencisë nuk është koherent. Ai ka komentuar negativisht dhe i acaruar këtë veprim duke thënë se këtë radhë vendimi nuk është i rastësishëm, në një kohë kur Eurozona po hedh hapa vendimtar në të gjitha frontet për përgjigjen e saj ndaj krizës. Komenti i Rehn është një akuzë ndaj agjencisë amerikane e cila jo pa qëllim mohon përpjekjet e vendeve anëtare dhe rezultatet pozitive për Eurozonën të cilat ishin duke u reflektuar në tregjet financiare gjatë javës, kryesisht në rendimentet e titujve shtetëror të Italisë dhe Spanjës. Rehan ka thënë se vendet e Eurozonës janë duke forcuar bilancet e tyre dhe duke vijuar me reformat strukturore të nevojshme, duke u përballur me brishtësinë e sistemit bankar, duke fuqizuar rrjetet tona të mbrojtes financiare dhe qeverisjes ekonomike. Vendimet e fundit të BE, shton komisioneri, të kombinuara dhe me veprimet e BQE, kanë patur një rol të rëndësishëm në reduktimin e tensioneve në tregjet aksionere. Është e rëndësishme kujton Olli Rehn, të kompletojmë sa më shpejt përcaktimin e profilit dhe detajeve praktike të Fondit të përhershëm të shpëtimit të shteteve, duke e përshpejtuar aplikimin e tij brenda korrikut të 2012-ës. Ky mekanizëm do të ndërtohet me kapitalin e vet bazë, ka thënë Rehn, do të jetë një lloj FME dhe do të jetë më pak i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të ratingut nga ana e agjencive ndërkombëtare, ashtusikurse rasti i fundit i S&P.
Reagim ka patur edhe nga presidenti i Eurogroupit, Jean Claude Juncker, i cili është shprehur ndaj vendimit të agjencisë amerikane se do të marrim masa. Krerët e qeverive dhe të shteteve kanë shqyrtuar masa që sëfundmi kanë pasur rezultat me një reduktim të dukshëm në tregjet ndërbankare dhe në bonot sovrane. Edhe kreu i ministrave të financave europiane, ka folur për një fuqizim të Fondit Eeuropian te Shpëtimit, duke thënë se burimet janë të mjaftueshme për të përballuar angazhimet e marra, si mbështetje financiare dhe ekonomike për vendet në vështirësi.
Rikonfirmojmë vendosmërinë e shteteve të Eurozonës, ka përfunduar komunikata e Juncker, për të bërë gjithcka të nevojshme për të përballuar krizën, për të garantuar shëndoshjen e llogarive publike dhe per t’iu rikthyer rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.