E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaxhic u ndoq per 13 vjet nga nderkombetaret

Ish-shef politik i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, u arrestua te premten nga forcat serbe te sherbimit sekret, por vetem mbreme u konfirmua dhe publikua zyrtarisht arrestimi i tij. I shumekerkuari u ndoq per 13 vjet nga komuniteti nderkombetar, qe shihte tek ai ithtarin e pergjakshem te "spastrimit etnik" ne ish-Jugosllavi. I paditur per gjenocid, per krime kunder njerezimit dhe per krime lufte nga TPI-ja e Hages, ai mbahet vecanerisht pergjegjes, se bashku me laron e tij ushtarak, Ratko Mlladic, per masakren me te rende te kryer ne Evrope qe pas Luftes se Dyte Boterore: eliminimin e afro 8000 myslimaneve ne Srebrenice (lindje e Bosnjes) ne korrik 1995. Ai ndiqej gjithashtu per rolin e tij ne rrethimin e Sarajeves, qe zgjati 43 muaj dhe gjate te cilit u vrane me shume se 10000 civile. Trupmadh, me floket e thinjur gjithmone te rremujshem, Karaxhic nuk ishte pare me ne publik qe pas arratise se tij ne vitin 1996. I konsideruar si nje monster nga kroatet dhe myslimanet e Bosnjes, ai mbetet per nje numer te madh serbesh si heroi i luftes qe shkaterroi Bosnjen nga 1992-1995, pas shpalljes se pavaresise se saj. I lindur me 19 qershor 1945, ne fshatin Petnjica, ne Mal te Zi, Karaxhic e kaloi femijerine ne Nikshic, prane kufirit me Bosnjen. Qe ne moshe te re, ai shkruante poema, nje hobi qe do ta ruante se bashku me shkrimin e pjeseve teatrale apo muzikes popullore. Psikiater ne Sarajeve ne vitet '60-te, Radovan Karaxhic e filloi karrieren politike vetem ne vitet 1990, duke pasur si idhull Sllobodan Milloshevicin, burrin e forte te Jugosllavise, qe vdiq ne mars 2006 ne burgun e TPI-se, ne Hage, perpara perfundimit te procesit ndaj tij. I rrethuar nga truproja te shumta, ai ka perfituar gjithashtu edhe nga mbrojtja policore dhe, sipas zerave, ka gjetur ne shume raste strehe ne manastiret ortodokse serbe. Legjenda e tij si i pakapshem vetem sa rritej pas operacioneve te deshtuara te NATO-s per ta arrestuar, ndersa Departamenti i Shtetit kishte premtuar nje shperblim prej 5 milione dollaresh amerikane per cdo informacion qe mund te conte ne arrestimin e tij.

AFP


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›