E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Evropian do ti zhdemtoje fermeret e prekur nga patogjeni EHEC

Bashkimi Evropian do tiu paguaje fermereve per produktet e prekura me se shumti 30 per qind te cmimit mesatar ne kater vitet e kaluara tha komisioneri per bujqesine Dacian Ciolos te marten 07.06. ne Luksemburg. Sipas tij do te mbulohet koha prej fundit te majit deri ne fund te qershorit. Por propozimi duhet te miratohet edhe nga ministrat e Bujqesise te 27 vendeve anetare te BE-se.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisioneri i BE-se per Bujqesine Dacian CiolosShperthimi i infektimeve me patogjenin EHEC ne Gjermani sipas te dhenave te Komisionit te BE-se ka pasur ndikim ne konsumimin e trangujve sallates dhe domateve edhe ne vendet e tjera. Para se gjithash Spanja ka kerkuar kompensim per humbjet e shkaktuara nga Bashkimi Evropian dhe ka paralajmeruar se do te kerkoje nje gje te tille edhe nga Gjermania. Ministrja belge e Bujqesise Sabine Laruelle tha se paralajmerimet per prodhimet bujqesore kane prekur nje treg shume te ndjeshem. Bashkimi Evropian duhet tani tiu qendroje ne krah fermereve. Ne Spanje vetem brenda pese ditesh llogaritet te jene shkaktuar deme ne vlere prej 200 milione eurosh ne Holande nga pese milione ne dite ndersa ne Belgjike tre milione ne jave.

Ceshtje e sigurise apo kaos informativ

Komisioneri per Shendetesine i Bashkimit Evropian John Dalli kritikoi autoritetet per kaosin e krijuar informativ ne Gjermani. Ai paralajmeroi nga konkluzionet e tjera te shpejtuara per origjinen e patogjenit EHEC. Te dhenat e tilla duhet te jene vertetuar shkencerisht para se ato te publikohen tha ajo ne Parlamentin Evropian ne Strasburg.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja gjermane e Bujqesise Ilse Aigner

Ministrja gjermane e Bujqesise Ilse Aigner hodhi poshte kritikat e kolegeve te saj. Ne tranguj eshte zbuluar prania e patogjenit EHEC kjo duhet te njoftohej keto jane rregullat evropiane. Po ashtu edhe dyshimet per origjinen e patogjenit ne Saksonine e Poshtme ishin te drejta. Siguria ka perparesi tha ministrja gjermane Behet fjale per jeten e njerezve behet fjale per semundje te renda.

Ne mbare Gjermanine sipas te dhenave te Institutit Robert Koch qe nga fillimi i majit kane vdekur 21 njerez te prekur nga infektimet me patogjenin EHEC. Instituti ka korigjuar keshtu te dhenat e nje dite me pare. Numri i te prekureve ne Gjermani eshte 1.683. Prej tyre nga komplikimet e renda me sindromin hemolitik uremik jane prekur 642 njerez.

Spitalet kerkojne ndihma financiare

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Spitalet kerkojne ndihmeNderkohe qe ekspertet po kerkojne pa pushim origjinen dhe burimin e infektimeve me patogjenin EHEC Shoqata e spitaleve gjermane i druhet mbingarkeses financiare te klinikave. Une apeloj tek politika qe duke marre parasysh epidemine me patogjenin EHEC te heqe dore nga planet per shkurtimet financiare te spitaleve tha drejtuesi i Shoqates se Spitaleve gjermane Georg Baum per gazeten Rheinische Post. Epidemia tregon se sa e rendesishme eshte qe ne spitale te ruhen kapacitet e shtreterve dhe personelit per te menaxhaur sa me mire gjendjet e ketilla. Aktualisht gjendja po mbahet nen kontroll pasi qe klinikat po shkembejne personelin.

Autor Reinhard Kleber / Esat Ahmeti dapd rtr dpa
Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›