E Diel, 1 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Kosoves - Ministri i Jashtem Enver Hoxhaj ne Berlin

Ne viziten e tij te pare zyrtare si minister i Puneve te Jashtme te Kosoves Enver Hoxhaj shfrytezoi rastin te ndiqte nga tribuna e mysafireve debatin qe deputetet gjermane zhvillojne cdo vit ne Berlin per te legjitimuar pranine e ushtareve gjermane ne Kosove. Nje gjest simbolik nga ana e ministrit qe ne hapesiren gjermanishtfolese nuk i nevojitet perkthyes. Deputetet e pershendeten me duartrokitje. laquoGezohem ne menyre te vecante qe ju keni ardhur ketu per te ndjekur kete seanceraquo tha funksionari i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial Florian Hahn Kjo tregon se ju jeni te interesuar per zhvillimin e vendit tuaj dhe per nje Evrope te perbashketraquo.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Florian Hahn politikan i CSU-se

Perspektiva evropiane e Kosoves dhe akuzat ndaj UCK-se

Nje nga temat e cekura nga thuajse te gjithe folesit te enjten ne mbremje ishte pikerisht perspektiva evropiane e Kosoves ishte. Dietmar Nietan-i i Partise Socialdemokrate permendi edhe domosdoshmerine e liberalizimit te vizave me Kosoven. Tema per te cilat kishte biseduar edhe vete shefi i diplomacise kosovare gjate takimeve te tij te shumta me deputete.

Me jo komode do te kene per ministrin fjalet e foleses se partise laquoE Majtaraquo tradicionalisht kunder pavaresise se Kosoves. Sevim Dagdelen kerkoi sqarimin e akuzave per krime te mundshme te bera gjate luftes nga ana e UCK-se. Marie Luise Beck e te Gjelberve ne nje replike me kolegen e saj te majte perseriti sugjerimin e saj qe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci te beje vetedenoncim per te ndihmuar zbardhjen sa me te shpejte te akuzave te Dick Martyt per involvimin e UCK-se ne tregtine organeve.

Bildunterschrift Marie-Luise Beck e Te GjelberveDeputetja opozitare e partise se Gjelber e cila ka shume vite qe ndjek situaten ne Ballkan ne fjalen e saj e hodhi poshte tezen e hedhur ne debat kohet e fundit nga politikane serbe per ndarjen e Kosoves.

Reduktimi i prezences ushtarake gjermane ne Kosove

Ne nje votim te hapur me emra 489 deputete u shprehen pro zgjatjes se pjesemarrjes se trupave gjermane ne KFOR dhjete abstenuan dhe 66 e refuzuan. Prania e ushtareve gjermane ne Kosove do te reduktohet deri ne fundit deri ne 900. Numri maksimal i ushtareve gjermane qe lejohen te jene te pranishem ne Kosove u ul ne 1850. Per tatimpaguesit gjermane angazhimi i Bundeswehr-it ne Kosove gjate vitit te ardhshem kushton afro 76 milione euro. Piken kulmore te vizites dyditore te ministrit te Jashtem te Kosoves e perben takimi me homologun e tij gjerman Guido Westerwelle te premten pasdite.



Autor Anila Shuka Mikat
Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›