E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian, fonde për punësimin e të rinjve

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për një fond disa miliarda dollarësh në përgjigje të krizës së papunësisë tek të rinjtë që ka çuar në paralajmërime për një brez të humbur. Edhe pse BE-ja po kalon një krizë ekonomike, planet e saj për zgjerimin vazhdojnë me bisedimet zyrtare me Serbinë që janë caktuar për muajt e ardhshëm.

Në Spanjë dhe në Greqi papunësia mes të rinjve nën moshën 25 vjeçare është mbi 50 përqind.

Në Portugali, çdo ditë shikon radhë të gjata jashtë konsullatave të Angolës dhe Brazilit, pasi të rinjtë përpiqen të gjejnë një jetë më të mirë në ish kolonitë portugeze.

Kjo është një prirje regresive, thotë  John Springford i Qendrës për Reformën Evropiane.

“Kur njerëzit mbeten pa punë për një kohë të gjatë, ata humbasin aftësitë që kanë patur, ata humbasin iniciativën dhe gjithashtu problemet sociale, si abuzimi me drogat dhe alkoolin e bëjnë të vështirë për ta të punësohen përsëri shton ai.

Në takimin e tyre të Brukselit javën e kaluar, udhëheqësit e Bashkimit Evropian  ranë dakord për një fond shpenzimesh prej 7.8 miliardë dollarësh për dy vjetët e ardhshëm në përgjegje të papunësisë mes të rinjve.

Komisionerët evropianë e përshkruan javën e kaluar si një javë të mirë për BE-në, pasi arritën marrëveshje për buxhetin 7-vjeçar prej 1.25 trillionë dollarësh të bllokut, duke u dhënë kështu fund debateve disa muajore të vendeve anëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›