Bashkimi Evropian vendos në listën e sanksioneve edhe patriarkun rus Krill: Mbështet destabilizimin e Ukrainës

Bashkimi Evropian vijon të zgjerojë rrethin e personave ndaj të cilëve po vendos sanksione, lidhur me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. BE-ja ka vendosur sot sanksione edhe ndaj patriarkut rus Krill, duke e bërë përgjegjës për kërcënimet ndaj integritetit të Ukrainës.
Sipas Bashkimi Evropian, patriarku Krill është përgjegjës për mbështetjen ose zbatimin e veprimeve e politikave që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë.
“Ai mbështet qeverinë ruse dhe vendimmarrësit përgjegjës për aneksimin e Krimesë dhe destabilizimin e Ukrainës”, thuhet në njoftimin e BE-së për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë që po diskutohet në Bruksel.
/rtsh.al/