Koreja e Veriut planifikon të ndërtojë forcën bërthamore më të fuqishme në botë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un po planifikon të ndërtojë forcën bërthamore më të fuqishme në botë.
“Qëllimi përfundimtar është të zotërojmë një forcë absolute, të paprecedentë në shekull”, tha Kim Jong Un.
Deklarata vjen pas asaj që Koreja e Veriut tha se ishte një “qitje provë e një lloji të ri” të raketës balistike ndërkontinentale (ICBM) më 18 nëntor. Raketa ishte një Hëaseong-17, sipas KCNA, një raketë e madhe që teorikisht është e aftë të dërgojë një kokë bërthamore në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Kim lavdëroi zyrtarët që zhvilluan raketën e re. Ai e quajti raketën “arma strategjike më e fortë në botë” dhe tha se ajo përfaqësonte “një hap të mrekullueshëm përpara në zhvillimin e teknologjisë së montimit të kokave bërthamore në raketa balistike”.
Me zhvillimin e ICBM-së së re, Kim tha se Koreja e Veriut i kishte demonstruar botës “të ardhmen e sigurt që përparon drejt qëllimit për të ndërtuar ushtrinë më të fortë në botë”.
/rtsh.al/