E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Shqiperine dhe Kosoven i bashkon abetarja tashme nje realitet duke filluar nga viti i ardhshem.

Abetarja eshte nje projekt qe do te filloje funksionimin duke filluar qe nga viti i ardhshem. Te gjithe femijet e klases se pare si ne Kosove dhe Shqiperi do te mesojne nepermjet nje teksti te perbashket qe do te hartohet nga specialistet shqiptare dhe ata kosovare per arsimin.

Para nje viti u nenshkrua marreveshja midis Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kosoves per abetaren e perbashket Shqiperi - Kosove. Atehere u mendua si nje projekt i larget qe do te kerkonte kohe por dhe do te kundershtohej nga specialistet. Ne nje kohe shume te shpejte kjo marreveshje fale edhe bashkepunimit te ngushte midis dy vendeve do te zbatohet qe nga viti i ardhem dhe te gjithe femijet si ne Shqiperi dhe ne Kosove tashme do te kene nje abetare per te mesuar gjuhen shqipe. Keta libra do te jene te dy kategorive si abetarja baze por dhe abetarja per pune te dyja per klasen e pare. Abetarja do te hartohet nga shtepite botuese te te dyja vendeve dhe dorezimi i teksteve prane ministrive te te dyja vendeve do te behet me 3 prill 2012. Dalja ne treg e abetares do te jete pas muajit maj ku dhe do te filloje porosia nga Shqiperia dhe Kosova.

Abetarja

Hartimi i Abetares se perbashket Shqiperi - Kosove do te behet duke respektuar kriteret e perbashketa te programeve mesimore te dy vendeve. Programet merren se bashku me pakon informative ne MASH dhe MASHT te cilat do te bashkerendojne veprimet e tyre per te dale ne nje tekst te perbashket. Duke filluar qe nga gushti i vitit te ardhshem abetarja e re do te dale ne treg per te gjithe femijet dhe do te behet teksti baze per mesimin e gjuhes shqipe ne Shqiperi dhe Kosove. Shtepi botuese te ndryshe duhet te paraqesin projektet e tyre dhe me pas nepermjet vleresimit qe do te behet nga specialistet do te shpallet dhe shtepia botuese fituese.

Miratimi i paketes se Abetares se perbashket Shqiperi - Kosove.

a. Miratimi i Abetares se perbashket Shqiperi - Kosove behet nga Komisioni i Miratimit te Abetares KMA qe funksionon ne baze te programit per bashkepunimin arsimor ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves.

b. Ky komision shpall kerkesen per abetare standardet e miratimit te tyre dhe shpalljen e tekstit fitues.

c. Teksti cmohet nga permbajtja e tij metodike-shkencore nga cmimi qe afrohet si dhe nga zbatimi i specifikimeve teknike te tij.

d. Permbajtjen metodike-shkencore te secilit tekst e vlereson Komisioni i Vleresimit te Abetares KVA.

e. Nese njeri prej teksteve te kerkuar nuk arrin vleresimin minimal prej 80 pikesh ne permbajtjen metodike-shkencore nuk shikohet me cmimi. Teksti eshte i skualifikuar.

f. Cmimin e afron vete botuesi duke u bazuar ne formulen e afruar ne kete pakete.

g. Shpallja e miratimit te fituesit behet publikisht ne prani te botuesve te perfshire ne proces.

Autoret e abetares

- Autore te Abetares se perbashket Shqiperi - Kosove do te jene detyrimisht autore nga Republika e Shqiperise Republika e Kosoves. Autore te tjere nga trevat shqiptare dhe diaspora jane te mirepritur.

- Autoret i rregullojne marredheniet me shtepite botuese nepermjet kontratave qe lidhin me to.

- Nuk lejohet qe nje autor i permbajtjes se abetares te konkurroje me me shume se nje liber ne shtepi botuese te ndryshme qe marrin pjese ne kete konkurrim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›