Lumi Drin Ministrat e mjedisit dialogojne ne Tirane
Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Fatmir Mediu mori pjese ne konferencen Dialogu per Drinin zhvilluar ne kuader te bashkepunimit rajonal mes vendeve fqinje te Ballkanit Perendimor. Ne kete konference e cila ne plan te pare kishte menaxhimin e integruar te ujerave kryesisht atyre nderkufitare ku ben pjese edhe Drini me historite e permbytjeve te viteve te fundit merrnin pjese edhe ministrat e Mjedisit te Greqise Kosoves Maqedonise dhe Malit te Zi si dhe ambasadori i BE ne Shqiperi Etore Sekui. Me heret gjate dites ministri Mediu ne kuader te punimeve te kesaj konference pati edhe nje takim koke me koke me ministrin e Mjedisit te Maqedonise Ademi. Gjate ketij takimi te dy ministrat shprehen mirekuptimin per nje bashkepunim akoma edhe me te madh ne te ardhmen per sa i perket menaxhimit te integruar te ujerave menaxhimit dhe zhvillimit te zonave te mbrojtura dhe atyre nderkufitare si dhe ne menaxhimin e mbetjeve. Ministrat rane dakord per nje seri ceshtjesh dhe shprehen gatishmerine per te shkembyer ekspertizat teknike ne fushat perkates. Me tej punimet e konferences vazhduan ne sesionin e larte ku te gjithe ministrat pjesemarres shprehen vizionin e tyre dhe prioritetet e institucioneve qe drejtojne per sa i perket menaxhimit te Drinit kryesisht por edhe ujerave te tjera te rajonit.