Bashkimi i këshilltarëve të majtë, Basha dhe Rama replika në distancë
TIRANE- Bashkimi i votave mes këshilltarëve të PS-së dhe LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka ngjallur replika mes kryebashkiakut Lulzim Basha dhe paraardhësit të tij, Edi Rama.
Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha e konsideroi një vendim tërësisht politik bashkimin e votave mes këshilltarëve të majtë, duke akuzuar kryetarin e opozitës për krijimin e konflikteve politike, me qëllim instrumentalizimin e Bashkisë së kryeqytetit.
“Qëndrimet e djeshme nuk kanë të bëjnë me Bashkinë e Tiranës, janë vendime politike dhe nga kjo pikëpamje më vjen keq të konstatoj që e vetmja strategji e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës është konflikti politik dhe instrumentalizimi i Bashkisë së Tiranës si pjesë e konfliktit politik. Strategjia e konfliktit politik e ish-kryetarit s’ka të bëjë me Bashkinë e Tiranës, por edhe me 23 qershorin dhe në 23 qershor qytetarët e Tiranës do të vendosin për rikthimin e konfliktit politik apo të ecin përpara”,- u shpreh Basha gjatë inspektimit të punimeve në shkollën “Ahmet Gashi” në Laprakë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të opozitës, Edi Rama, i cili përmes rrjetit social “Twitter”, theksoi se shumica e majtë në Këshillin Bashkiak do mbrojë qytetarët e Tiranës nga planet klienteliste, abuzimet dhe vjedhjet në bashki.
“E paska harruar zërin e qytetarëve që flasin përmes Këshillit Bashkiak po s’ka faj, s’ka bërë asgjë dhe i trembet zërit të shumicës në Këshill. Tanimë shumica do mbrojë qytetarët e Tiranës e jo vetëm nga planet klienteliste, inaugurimet sa për televizion, abuzimet e vjedhjet në bashki e qarqe”,- shkruan Rama në “Twitter”
Kryebashkiaku Basha reagoi sërish pas publikimit të liderit të opozitës në rrjetin social, duke theksuar se Bashkia e Tiranës është në shërbim të qytetarëve dhe jo të luftës politike. “Ish-kryetari Rama është kujtuar vonë për zërin e qytetarëve. Bashkia sot ofron zgjidhje, projekte dhe shërbime”,- deklaroi Basha.
Ndërkaq, përfaqësues të PS-së dhe LSI-së pritet të dorëzojnë kërkesën e shkarkimit të kryetarit të këshillit, Kosovrasti. Pas votimit në Kuvend që pasoi me shkarkimin nga posti i anëtarit të KQZ-së të përfaqësuesit të LSI-së, Ilirjan Muho, këshilltarët e LSI-së në Bashkinë e Tiranës zhvilluan dje një mbledhje, e cila sipas tyre synon të vendosë balancën në pushtetin vendor.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera LSI prish marrëveshjen në nivelin vendor me PD, bashkon votat me PS në Durrës Ngërçi në Këshillin e Qarkut Fier, PS mocion mosbesimi ndaj Artur Shehut