Berisha: Trashëgimia e Margaret Thatcher nuk vdes kurrë
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot nga Londra, figurën e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, duke u shprehur se, "trashëgimia e saj nuk vdes kurrë".
Në një mesazh në Facebook , kryeministri Berisha shkruan se, "ndodhem në Londër ku erdha për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit dhe për të shprehur nderimin tim dhe të mbarë shqiptarëve për ish-kryeministren e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher. Lady Thatcher mbetet në histori si kryeministrja që ndryshoi më shumë vendin e vetë, por dhe botën me doktrinën e saj të bazuar në lirinë e individit, tregun e lirë dhe qëndrimin e hekurt kundër regjimeve tiranike".
"Shqiptarët dhe kombet e shtypura kanë patur tek ish-kryeministrja Thatcher miken e madhe, avokaten e pamposhtur të lirive të tyre. Në takimin tim të parë me Lady Thatcher në pranverë të vitit 1991, fjalët e para që do më drejtonte ishin; Më thuaj si po i masakron vëllezërit tuaj në Kosovë kasapi i Ballkanit, Milloshevici. Margaret Thatcher nuk jeton më, por trashëgimia e saj, theçerizmi, nuk vdes kurrë", përfundon mesazhi i kryeministrit Berisha.
Kryeministri Berisha ndodhet në Londër, në Britaninë e Madhe, ku po merr pjesë të mërkurën në ceremoninë e lamtumirës për nder të ish-kryeministres Margaret Thatcher, ceremoni kjo që mbahet në Katedralen St. Paul, dhe ndiqet nga personalitete të larta botërorë.
(d.b/BalkanWeb)