E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shikojeni sot, ndrysheprisni deri në 2117!

Të martën dhe të mërkurën me 5 dhe 6 qershor, njerëzit në mbarë botën do të kenë rastin të shohin një ngjarje të rrallë astronomike, lëvizjen tranzite të planetit Venus. Mesa duket do të jetë hera e fundit që ata që jetojnë sot të shikojnë një ngjarje të tillë. Materiali në vazhdim na tregon se çfarë mund të presim.

Miliona njerëz dolën në vitin 2004 për të parë Venusin ndërkohë që kaloi përballë diellit për herë të parë që nga viti 1882.

Kalimi i Venusit ka ndodhur vetëm gjashtë herë që nga vëzhgimi i këtij fenomeni për herë të parë me teleskop në vitin 1639 dhe vetëm një herë që nga shpikja e televizionit.

Në videot e tranzitit në 2004, Venusi duket në siluetë duke shkaktuar një pikë të vogël të zezë mbi diell. Është një rast i pazakontë, por jo domosdoshmërisht spektakolar.

Për njerëzit e zakonshëm që nuk e dinë, nuk po ndodh gjë. Nuk do të ketë ndryshime në shkëlqimin e qiellit apo zogjtë nuk kthehen në fole apo ndonjë gjë si këto. Por për atë që e di, është diçka tejet interesante.

Ky fenomen ndodh mjaft rrallë. Kalimi ndodh në çift dhe këto kalime dyshe janë të ndara me më shumë se një shekull.  Kalimi i tanishëm pason atë të vitit 2004, i cili i bëri kureshtarë njerëzit në mbarë botën.

Nëse e shikon diellin, vëren formimin e një pike të errët në qoshe të sipërfaqes që është sa 1 e 30-ta e madhësisë së diskut të vetë diellit, dhe brenda disa orësh do të shtegtojë në sipërfaqen e diellit.

Vëzhgimi duhet të bëhet i kujdesshëm. Nuk duhet të shikohet dielli direkt pa mbrojtje të syve, por mund të përdoren syzet dhe teleskopë me filtera mbrojtës.

Ndërsa njerëzimi në shekullin tonë argëtohet nga spektakli, shkencëtarët në shekujt e kaluar e përdornin tranzitin për të dhënë përgjigje lidhur me sistemin diellor.

Astronomët e kuptuan që në shekullin e 17-të se nëse mund të parashikosh me saktësi kalimin e Venusit përgjatë diellit, dhe ta parashikosh me saktësi nga dy pjesët gjerësisht të ndryshme të tokës, mund të përdorësh kohët e ndryshme për të përllogaritur largësinë nga dielli, që ishte një pyetje themelore.

Kalimi tjetër i Venusit para diellit është në vitin 2117.

Në 1610, Galileo zbuloi që Venusi ka faza të njëjta me Hënën. Vizatimet e tij tregohen në figurën më sipër. Orbita e Venusit ndihmoi më pas vërtetin e teorisë së Kopernikut për modelin heliocentrik (dielli në qendër)

Johan Kepler analizoi të dhënat astronomike për Venusin dhe formuloi mbi këtë bazë 3 teori mbi lëvizjet planetare. Ai parashikoi transiti i Venusit

Venus është planeti i 2-të më afër Diellit dhe i 5-ti për nga madhësia. Pas Diellit dhe Hënës, Venusi është objekti më i ndritshëm në hapësire nga këndvështrimi i tokës.

Grekët e lashtë e quanin Venusin, Afërdita, ndërsa Babilonasit e quanin Ishtar. Për të dyja qytetërimet ishte përendesha e dashurisë dhe e bukurisë. Planeti është quajtur kështu për faktin se ka një ndriçim të pazakontë dhe disa ngjyra tepër të veçanta.

Distanca : 108.200.000 km nga Dielli

Distanca : 41.842.944 km nga Toka

Rrotullimi Rreth vetes : 24 Ore

Rrotullimi Rreth Diellit : 225 ditë të Planetit Toke

Temperatura : +400 °C deri +480 °C

Nëse në Toke peshon 68 kg, në Venus peshon 41,2 kg

Anija-Satelit e parë që vizitoi Venus-in ishte Mariner 2 në 1962. Më pas Venus u vizitua nga mbi 20 anije satelitë të tjera duke përfshirë Venera 9 që arriti të sjelle fotografitë e para nga sipërfaqja e Venusit.

Një vit në Venus është 225 Dite ndaj 365 ditëve të Planetit Tone. Nëse në Toke do peshonit 68 kg, në Venus do peshonit 41.2 kg. Presioni në atmosferën e Venusit është 90 atmosferë presion i njëjtë po të futesh 1 km thelle në Oqean në planetin tonë.

Venus për disa arsye njihet si planeti binjak me Tokën, për shkak të disa gjerave të përbashkëta. Por Venus është me i vogël se planeti ynë. 95 % të diametrit të Tokës, 80 % të masës. Si Toka dhe Venus kanë të dyja kratere në siperfaqe, densiteti i tyre dhe disa përbërje kimike janë të njëjta.

Venus është e përbëre kryesisht nga dioksidi i karbonit, dhe ka disa shtresa resh kilometra të trasha të përbëra nga acidi sulfurik. Këto re përbejnë një pengese për ne për të parë sipërfaqen e Venus.

Temperatura në sipërfaqen e Venus është mbi 400 °C, e mjaftueshme për të shkrire plumbin. Sipërfaqe e Venus është më e nxehte se sa ajo e Merkurit, që është shumë më afër Diellit se Venus.

Ka një erë të fortë sipër reve të Venus, të cilat arrijnë shpejtësinë 350 km, por era në sipërfaqen e Venusit është shumë e ngadalte, vetëm disa km në ore në krahasim me erën sipër reve.

Dyshohet se Venus mund të ketë patur më parë një sasi uji tepër të madhe siç ka në planetin tonë Tokë, por uji është tharë për shkak të temperaturave të larta dhe përbërjeve gjeologjike të vullkaneve. Ne mund të kishim pasur të njëjtin fat në Tokë po të kishim qenë pak më afër diellit siç është Venus.

Shumica e sipërfaqes së Venusit është e përbëre nga llava e ngrirë, rrjedhojë e shpërthimeve vullkanike. Planeti është akoma aktiv në përbërjet vullkanike por vetëm në disa pika të nxehta të tij. Në pjesën më të madhe, Venus ka qenë i qetë për qindra milionë vjet. Terrenet e vjetra të sipërfaqes së Venusit janë rreth 800 milion vjeçare.

Pjesa e brendshme e Venusit është shumë e ngjashme me atë të Tokës, me një përbërje rreth 3000 km të hekurit dhe shkëmbinjve të shkrire në formë llave.

Venus nuk ka fushë magnetike për shkak të rrotullimit të vet të ngadalte. Venus nuk ka Hëna ose objekte tjera shkëmbore, që rrotullohen rreth saj. Venus zakonisht është i dukshëm edhe pa teleskop. Ai referohet edhe si Ylli i Mëngjesit.

Në Qershor 2004 Venus kaloi ndërmjet Diellit dhe Tokës duke dhëne një pamje të Venus si një pikë të zezë rreth Diellit. Kjo ngjarje quhet tranzit. Për herë të fundit ndodhi në vitin 1982, dhe do të ndodhe serish në 2012. Pas 2012 duhet të presim deri në 2117 për ta parë përsëri.

Pllaka e Venusit e Ammisaduqa

Daton në 1581 përpara Krishtit dhe përmban vëzhgimet e astrologëve Babilonas mbi Venusin, të cilin ata e quanin Nin-dar-an-na  (Perëndesha plot Shkëlqim e Qiellit)

Kodeksi i Dresdenit i Maja-ve

I përket periudhës para-kolumbiane dhe njihet si Dresden Codex. Përmban kalkulimet e qytetërimit të Maja-ve mbi lëvizjet e Venusit

Burrat janë nga Marsi, Gratë janë nga Venusi

Burrat janë nga Marsi, Gratë janë nga Venusi është një libër i Xhon Grej (John Gray) që ka shitur 7 milionë kopje sipas CNN dhe klasifikohet si vepra me preferencat më të larta në zhanrin e non-fiction e viteve 90. Ky libër qëndroi 121 javë në listën bestseller (librat më të shitur).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›