Irak, ekzekutohet ish-sekretari i Sadam Huseinit
Ministria irakiane e Drejtësisë informon se ish-sekretari personal i ish-diktatorit të Irakut, Sadam Hysein është ekzekutuar. Abed Hamid Hmoud, i cili ka qenë gjithashtu edhe shef i truprojave të Sadamit, është varur të enjten, pasi ishte shpallur fajtor për genocid në shtypjen e protestave të popullsisë shiite gjatë viteve 1980.
Hmoud është arrestuar në vitin 2003 pas ndërhyrjes së SHBA-ve që solli edhe fundin e diktaturë së vendosur nga Husein. Ekzekutimi i tij është i apri i një një funksionari të lartë në vend që prej zbatimit të dënimit me vdekje të kushëririt të Saddamit, Ali Hassan al-Majid, i njohur ndryshe edhe si Ali Kimiku, për shkak të organizimit të disa masakrave në zonat e banuara me kurdë, me armë kimike dhe biologjike.
Ish-zëvendëskryeministri i Irakut, Tarik Aziz dhe ish-ministri i Brendshëm, Saadun Shaker, gjithashtu janë duke pritur ekzekutimin e tyre, pasi u dënuan gjithashtu me vdekje në të njëjtin proces me Mahmud.
7 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com
Irak, ekzekutohet ish-sekretari i Sadam Huseinit burimi: Gazeta Shqip