E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Muzgu i Intelektualëve po tentohet rikthimi i komunizmit në pushtet

31-03-2012 / Nga Mircea Cartarescu (Evenimentul Zilei*)

Komunizmi shkatërroi qytetërimin që ne kishim. Sot, trashëgimtarët e tyre shfrytëzojnë arritjen më të madhe të pas-1989, të drejtën për të folur, si një trampolinë të frikshme drejt pushtetit

Pyes veten pse shoqëria rumune prodhon personalitete kaq të ndryshme. Për vite kam udhëtuar dhe jetuar në disa vende perëndimore, por nuk mund të them se i njoh këto botë siç njoh Rumaninë. Megjithatë, askund tjetër në botë nuk shfaqet një ndjenjë aq e fortë kritike hidhërimi dhe dëshirë për hakmarrje kundrejt çdo gjëje, rreth të tjerëve, vetes dhe jetës. Kjo nuk do të thotë se populli i Rumanisë nuk është në paqe me veten e tij. Unë gjithmonë kam thënë se kombi ynë është i përbërë nga një sasi e madhe njerëzish të ndjeshëm, trima dhe inteligjentë, por që nuk munden të shfaqen. Nga ana tjetër, kemi një minoritet të vogël mjaft të zhurmshëm individësh me probleme të dukshme për të zënë vend në shoqëri.   
Ky fraksion na traumatizon jo vetëm ne, rumunëve, por edhe ata që vijnë për të na vizituar, ose që kanë kontakt për herë të parë me ne, në shtëpi ose jashtë vendit. Këto rumunë të japin përshtypjen se ne jemi të gjithë njëlloj, janë ata që nuk zbatojnë ligjet, sepse përçmojnë njerëzit. Ata janë egoistë të tmerrshëm, janë ata që ndryshojnë si pa të keq. Ata i sheh kudo: Në jetën politike, në mesin e yjeve të televizionit, në forume, në stadiume, mes fqinjëve.
E pamundur të mos pyes veten pse dhe si shoqëria jonë ka prodhuar kaq shumë vulgaritet, dhunë verbale dhe fizike, maskilizëm, racizëm. Nga ana historike mendoj se rrënjët e këtij fenomeni janë shumë të thella. Në historinë moderne, komunizmi ka luajtur pa dyshim një rol të madh ndryshimi social, i cili ka qenë shkaku i një ndryshimi të madh në mentalitet. Komunizmi ka përhapur urrejtjen e klasave, shkatërroi atë shtresë të hollë qytetërimi që ne kishim, solli në pushtet njerëz të pa arsimuar e të pa edukuar.   
Sot, trashëgimtarët e tyre shfrytëzojnë arritjen më të madhe të pas-1989, të drejtën për të folur, si një trampolinë të frikshme drejt pushtetit. Ata të gjithë e gjetën zërin, por ata që dëgjohen më shumë janë më të këqijtë, ata me zë më të çjerrë.   
Ne shohim çdo ditë njerëzit e mëdhenj të kulturës si janë veshur, si korb të rrethuar nga ujqërit, nga individë të cilët nuk kanë as autoritet moral e as kompetencë për ta bërë këtë. Individët që nuk lexojnë, që i urrejnë ata, sepse ata shohin në popullaritetin e tyre reflektim e dështimit të tyre personal dhe profesional.   
Në të njëjtën mënyrë, ne e shohim çdo ditë se si një numër i vogël njerëzish arrin të përzërë nga debatet nëpërmjet gënjeshtrës e lëndimit njerëzit më të civilizuar, të cilët duan të përdorin lirinë e shprehjes për të shkëmbyer ide me qetësi.   
Sot, ky grup njerëzish bën rrugën e tij në Rumani për të ardhur në pushtet, jo nëpërmjet klasës së mesme, të arsimuar dhe të sjellshme, por përmes një populizmi të ri (në vitet e fundit disa parti populiste janë shfaqur në Rumani, si Ppdd - Partia e Popullit) në krahasim me të cilin, lëvizjet e dekadës së fundit duken si organizime amatore.   
Muzgu i intelektualëve nuk duhet t’i gëzojë të gjithë, kjo do të thotë rënie e arsimit dhe transformim i botës sonë në një vend të pazhvilluar dhe të pa-civilizuar. Ne nuk lexojmë e nuk mendojmë më, ja kemi lënë TV të vendosë se çfarë na pëlqen apo jo. Ne kemi përshtypjen e hidhur se kemi humbur mundësinë e madhe të demokracisë, se e kemi poshtëruar këtë ide, ashtu siç bëmë edhe me barazinë në kohën e komunizmit.   
***
Aneksi i 55/Me Rumaninë kemi shumë të përbashkëta, të mira dhe të këqija. E keqja jonë e përbashkët ka qenë instalimi i komunizmit ekstrem dhe lufta e klasave pa dallim feje, krahine dhe ideje. Njësoj si komunistët shqiptarë po ashtu dhe komunistët rumunë, u sollën në pushtet nga fuqi të huaja, shqiptarët me përfshirjen vendimtare të Jugosllavisë komuniste (përfaqësues të një politike imperialiste serbe) dhe komunistët rumunë nga tanket sovjetike, instrument i politikës imperialiste ruse. Para do kohësh, publicisti i njohur rumun Vladimir Tismaneanu shkroi në gazetën “55” faktin se kishte vërejtur “ngjashmëri të habitshme në mes të dy regjimeve komuniste të tipit "paria", të shqiptarëve dhe rumunëve. Pavarësisht dallimeve të shumta, çaushizmi dhe enverizmi kanë pasur shumë elemente të përbashkëta, njëlloj si dhe të periudhës së tranzicionit demokratik, me shpresat dhe zhgënjimet e tyre”.
Pikërisht një ngjashmëri tjetër është hedhja poshtë e ligjeve të Lustracionit nga Gjykata Kushtetuese të dy vendeve. Lajmi i ditës së djeshme se Gjykata Kushtetuese rumune ka vendosur për herë të dytë se ligji “Për lustracionin” nuk është në konform të Kushtetutës rumune ka shkaktuar shumë zemërim. I deklaruar jo kushtetuese në 2010, Ligji ishte riformuluar në shkurt të 2012 si një kërkesë e qeverisë liberal-demokratike, dhe pastaj të aprovuar në parlament. Sipas gazetës România Liberă nuk ka asnjë të habitshme, duke konsideruar faktin që në versionin e fundit të ligjit prekeshin dhe ish-prokuratorët dhe gjykatësit, “dhe midis gjykatësve të Kushtetutë  mund të ketë prej tyre që preken nga ky ligj, prandaj...”.
Mircea Cartarescu, shkrimtari rumun më i përkthyer në botë. Gazeta “Evenimentul Zilei”, është gazeta më e shitur në Rumani
Përgatiti Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›