E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi mesim historik 100 vjecar i Vatres

Federata pan-shqiptare e Amerikes Vatra mbush sot 100 vjec dhe festimet kane filluar me seminarin shkencor ku marrin pjese nje numer studiuesish historianesh dhe intelektualesh nga diaspora dhe trojet shqiptare. Ndersa seminari vazhdon punimet vatranet te rinj e veterane reflektojne mbi rrugetimin 100 vjecar te Vatres. Kolegu yne Astrit Lulushi u ndal ne seline e Vatres ne lagjen Bronx nga ku dergoi kete material.

Jane disa fakte qe shpesh mbeten ne hije dhe natyreshem mund te harrohen. Per shembull Vatra u krijua me 28 prill 100 vjet me pare ne Boston por qendra e Vatres sot ndodhet ne New Yorkut.

Kryetari i Vatres Doktor Gjon Bucaj thote se ne fillim te viteve 1980 u vu re se popullata shqiptare ne Nju Jork ishte shtuar shume prandaj  kishte edhe nevoje per nje  organizim a shoqate. Nderkohe edhe kryetari i asaj kohe i Vatres ndjente se Vatra kishte nevoje per nje perteritje dhe propozoi qe selia e saj te zhvendosej nga Bostoni ne Nju Jork ku veprimtaria ishte me dinamike. Doktor Bucaj thote se Vatra duhet kuptuar si koncept e pastaj si institutucion.

Faik Konica nje nga themeluesit kryesore te saj mendonte se shqiptareve u duhej shume pune per te arritur atjo ku donin dhe per kete arsye me 1912 propozoi qe shoqata e re te quhej Parmenda simbol i punes dhe ndryshimit. Vatrani veteran Uran Kostreci ish i perndjekur politik shkrimtar e poet thote se me kete ide Konica ishte vertete largpanes e idealist. Por kur pa se shume vete nuk e pelqyen kete emer Konica dhe Noli zgjodhen emrin Vatra edhe ky nje tjeter koncept largpames sepse per te arritur qellimet e tyre atdhetare shqiptaret duhet te ishin te organizuar prandaj u duhej bashkim. Dhe Vatra eshte simbol i bashkimit dhe mirekuptimit -  mesime 100 vjecare te Vatres qe vlejne edhe sot thote Uran Kostreci.

Kete muaj prill organi i Vatres gazeta Dielli del me nje numer special prej mbi 100 faqesh. Kryeredaktori i gazetes Dielli Dalip Greca thote se ne kete numer te posacem lexuesi mund te njihet e kuptoje pak-a-shume historine e kesaj shoqate e cila krenohet me 100 vjetorin e saj.

Kryeredaktori i gazetes Dielli Dalip Greca thote se selia e Vatres ka nevoje te zgjerohet dhe shpreson qe se shpejti  gazeta e permuajshme Dielli te dale e perdyjaveshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›