Bashkimi për Mesdheun, Montobio: Test për integrimin

Bashkimi për Mesdheun ose siç njihet ndryshe procesi i Barcelonës, është një test për Shqipërinë dhe aspiratat e saj për integrim. Kështu është shprehur ambasadori spanjoll Manuel Montobio gjatë një forumi të organizuar në kuadër të procesit të Barcelonës. Sipas ambasadorit Montobio bashkimi për Mesdheun, synon bashkëpunim në fushën e ekonomisë por edhe në rrafshin politik.
Ndërkohë që shefi i diplomacisë shqiptare Ilir Meta ka vlerësuar anëtarësimin e vendit tonë në këtë union, duke theksuar rëndësinë që procesi i Barcelonës ka për Shqipërinë.
Ndërkohë që shefi i diplomacisë shqiptare Ilir Meta ka vlerësuar anëtarësimin e vendit tonë në këtë union, duke theksuar rëndësinë që procesi i Barcelonës ka për Shqipërinë.