Lezhë, qëllohet me armë një 18-vjeçar

Një 18 vjeçar nga qyteti i Lezhës është shndërruar në objektiv të plumbave të armëve të zjarrit. Ngjarja është shënuar rreth orës 15:30 minuta në lagjen "Gurra" në qytetin e Lezhës. Mësohet se objektiv i sulmit me armë ka qenë 18 vjeçari me F. Curri, ndërsa sulmi u shënua vetëm pak metra larg banesës së këtij të fundit. Fatmirësisht 18 vjeçari nuk pësoi plagë nga sulmi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekspertë të policisë së Lezhës që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Mësohet se gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes forcat e policisë së Lezhës, kanë gjetur 4 gëzhoja, çka vërteton se mbi 18 vjeçarin u shprepën po kaq plumba.
Burime të rezervuara bënë me dije se në vendin e ngjarjes u gjetën tre plumba në mur dhe një tjetër.
Ndërkaq, në bazë të të dhënave operacionale mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i çastit mes të rinjve, i cili më pas ka degraduar në përdorim të armëve të zjarrit.
Në fakt, sulmet me armë zjarri mes të rinjve janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit.