E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, arrestohet një gazetare për mashtrim

Një gazetare në qytetin e Durrësit është arrestuar sot nën akuzën e "mashtrimit".
Forcat e Antikrimit Financiar, kanë prangosur shtetasen Arlinda Barroti, 38-vjeç, me profesion gazetare.
Arrestimi i saj u krye dje, pasi është denoncuar nga disa shtetas për mashtrim. Sipas policisë, Barroti ka mashtruar tre persona për viza italiane, duke iu marrë një shumë të caktuar parash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›