E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: PD-PS marrëveshje për ruajtjen e pushtetit

Kreshnik Spahiu

Aleanca Kuqezi ka ashpërsuar qëndrimin ndaj dy forcave kryesore politike në vend. Në një takim në qytetin e Durrësit për zgjedhjen e delegatëve për Kuvendin Kombëtar, Kreshnik Spahiu është shprehur se mes PD dhe PS ka një marrëveshje për mbajtjen e Berishës në pushtet.

Gjithashtu sipas udhëheqësit të AK-së mes këtyre dy forcave politike ka një pakt për ruajtjen e pushteti duke mos lejuar ndryshime apo kalim të pushtetit tek një forcë tjetër. Mes PD dhe PS ka marrëveshje për të mbajtur në pushtet Berishën. Nuk do të lejojmë më pazare mes PD dhe PS, është shprehur Spahiu. Sipas tij marrëveshje tregohet qartë edhe nga mos ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Spahiu duke thënë se AK është forcë kryesore në qytetin e Durrësit ka kërkuar plotësimin e katër kushteve nda dy partitë kryesore.

Në pushtetet e AK-së bëjnë pjesë ndryshimi i sistemit zgjedhor duke kërkuar sistem proporcional kombëtar, jo rajonal siç është aktualisht. Kushti i dytë është numërimi elektronik i votave. Gjithashtu kërkohet që të mundësohet edhe vota për emigrantët. Kushti i katër është që forcat e tjera politike, përveç PD dhe PS, të kenë më shumë hapësirë mediatike.

Edhe pse Spahiu është shprehur se PD dhe PS nuk do të lejojnë zhvillimin normal të zgjedhjeve është zotuar se tërhiqet nga politika nëse AK nuk fiton zgjedhjet pas plotësimit të katër kushteve të vendosura. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›