Bashkite e PS akuza Berishes
Por kete here shoqata mbeshtetet ne raportin e mbajtur ne Vjene perpara Keshillit te perhershem te OSBE-se nga ambasadori Robert Bosch. Ne raport ne fakt thuhet se ndryshimet e vitit 2009 ne ligjin per taksat vendore bien ndesh me ligjin per organizimin dhe funksionimin e qeverise vendore apo bashkite e drejtuara nga opozita jane me pak te favorizuara sidomos per sa ka te beje me te ashtuquajturat grante konkurruese. Shoqata per Autonomi Vendore konstaton se ky diskriminim i bashkive dhe komunave te drejtuara nga Partia Socialiste perfshishet edhe ne ndryshimet e fundit te buxhetit te shtetit per vitin 2010.
Buxheti parashikon qe 30 e parave qe qeveria i jep pushtetit vendor do te jepet ne formen e grantit te kushtezuar qe do te thote pas paraqitjes nga cdo bashki e komune te projekteve specifike. Kjo sipas shoqates i hap rruge vendimeve arbitrare te qeverise
Duam ti kujtojme zotit Berisha se ka rastin me te mire per te reflektuar ndaj verejtjeve te raportit te OSBE-se duke hequr dore nga diskriminimi i bashkive dhe komunave socialiste permes sistemit te granteve te kushtezuara ne procesin e hartimit te buxhetit per vitin 2011. Shoqata per Autonomi Vendore e cila perfaqeson me shume se 100 bashki dhe komuna te drejtuara nga opozita i ben thirrje edhe nje here qeverise Berisha qe ti lexoje me vemendje raportet e organizmave nderkombetare por mbi te gjitha tu vere veshin shqetesimeve te qytetareve dhe tu jape fund sulmeve te paligjshme dhe tinzare ndaj qeverive vendore dhe sherbimeve per qytetaret qe jetojne ne njesite qe ato administrojne u shpreh Bledar Cuci nga Shoqata e Autonomise Vendore.