E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi kunder ligjit Diskriminohemi para te huajve

Konfederata e Industrive te Shqiperise kerkon qe ligji per investimet e huaja te mos krijoje pabarazi mes investitoreve shqiptare dhe atyre te huaj.

Si mase eshte e drejte por ne mendojme se duhet te jete nje mase e perkohshme. Kerkojme qe te mos diskriminohet investitori vendas ndaj atij te huaj thote Gjergj Buxhuku nga Konfindustria.

Sipas Buxhukut ky ligj rrezikon te mos kete zbatim ne praktike.

Rrezikojme qe ligji te mos kete zbatim ne praktike. Rrezikojme te kemi levizje te pakontrolluar te kapitalit nga brenda dhe jashte vendit ne menyre qe te perfitohet statusi i investitorit te huaj u shpreh Buxhuku.

Projektligji per investimet e huaja ka shkaktuar shume debate gjate diskutimit ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve kete jave.

Sipas deputeteve te opozites ky ligj nderhyn ne pushtetin e gjyqesorit si dhe mbron interesat e klaneve te pushtetareve te djathte. Sipas draftit te qeverise nese nje investitor i huaj ka problem me pronen ku ushtron aktivitetin shteti hyn garant per mospezullimin e aktivitetit deri sa te merret vendim gjyqesor. Nese investitori i huaj humbet gjyqin shteti paguan demin ne emer te tij. Drafti jep kete lehtesi vetem per investime ne sektore strategjike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›