Tirane se shpejti perfundojne banesat sociale

Brenda pak kohesh bashkia e Tiranes do te perfundoje ndertimin e 400 apartamenteve ne zonen e Shkozes te cilat do te shkojne per strehimin e familjeve pa banese.
Drejtoresha e Menaxhimit dhe Strehimit Social ne bashki Ogerta Manastirlliu ka kerkuar qe te gjithe personat e interesuar te aplikojne ne zyrat e qeverise vendore e me pas te paraqiten ne bashkine e Tiranes per te terhequr dokumentacionin e kerkuar.
Kategorite perfituese do te jene familjet me shume femije kategorite me ne risk te qytetit si personat me aftesi te kufizuara te moshuarit qytetaret qe jetojne ne kushte te renda higjieno-sanitare apo ciftet e reja me moshe totale jo me shume se 55 vjec shpjegon Manastirlliu.
Keto apartamente qe po ndertohen me kredine e perftuar nga Banka Europiane pritet te zbusin problemin e strehimit ne kryeqytet per kete kategori qytetaresh.