E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani akuzon Ramen Donte te pervetesonte 100 mije m2 ndertim



Deputetet e Partise Demokratike kane vazhduar edhe gjate dites se djeshme akuzat per korrupsion drejtuar kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama. Edvin Kristaq Rama Mr. 20 apo kapoja i bllokmeneve te rinj refuzon cdo pyetjeje ne lidhje me dokumentin dhe proven autentike te kontrates ku Lepuri i tij ve gjoba prej 20 me vleren 100 milione euro vetem ne nje rast - eshte shprehur Bogdani. Sipas deputetit te PD-se dokumenti i megakorrupsionit te Mr. 20 ka tronditur thellesisht skemen e superpasurimit te kryetarit te pastrehe te Tiranes. Edvin Kristaq Rama Mr. 20 apo kapoja i bllokmeneve te rinj per te shtuar vleren e 20 te fitimit te tij realizoi projektin e kullave 30-kateshe te Diga. Per te shtuar vleren e 20 te fitimit te tij ka parashikuar ne kete projekt rritjen e numrit deri ne 4 mije apartamente apo mbi gjysme milioni m2 ndertim nga te cilat mbi 100 mije m2 ndertim vetem per veten dhe Lepurin e tij. Kjo kontrate e bere publike kerkon pergjigje zoti Rama - nenvizoi ai.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›