E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë - 12 të vdekur nga lufta mes karteleve të drogës

Të shtënat me armë zjarri nisën kur trupat ushtarake iu afruan një ferme ndërkohë që zhvillonin një operacion në qytetin Monterrei.

"Deri tani mund të konfirmojmë vdekjen e 12 personave", deklaroi një burim policor. "Njëmbëdhjetë pre tyre ishin anëtarë të kartelit të drogës dhe njëri ishte civil", shtoi burimi.

Që kur presidenti Felipe Calderon mori detyrën në muajt e fundit të vitit 2006, më tepër se 15 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e luftës mes karteleve të drogës në vend për kontrollin e tregut shumë fitimprurës të drogës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›