Bashkohen dy organizatat LB dhe LIB, në një të vetme
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Avni Klinaku dhe kryetari i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim Fadil Fazliu, kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për bashkimin e dy organizatave në një të vetme.
Ky bashkim pritet se do t’i shumëfishojë forcat në drejtim të përpjekjeve për bashkimin e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, si dhe bashkimit të plotë të popullit shqiptar në një shtet të vetëm.
Ndryshe, bashkimi i plotë i organizatave dhe funksionalizimi i kësaj marrëveshjeje do të arrihet në Kuvendin e II-të të Lëvizjes për Bashkim, i cili do të mbahet në 12 qershor 2011.