“Cunami” i 22 majit "përmbyt" të majtën spanjolle

Socialistët kanë arritur rezultatin më të keq në historinë e tyre në zgjedhjet lokale.
Cunami i zgjedhjeve lokale të 22 majit e gjen të majtën spanjolle(PSOE) me një nga rezultatet më të dobëta në zgjedhje lokale(27.8% të votave), afro 10 % më pak në mbështetje, si dhe me 2 milionë vota më pak se të djathtët e Partisë Popullore, që nga ana e saj arriti të dyfishojë distancën me rivalët e tyre, e që shërben si prelud i humbjes së socialistëve për zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen.
Partia Socialiste e kryesuar nga kryeministri i vendit ka humbur 1.5 milion vota krahasuar me rezultatet e vitit 2007. Kryeministri José Luis Rodríguez Zapatero e ka pranuar këtë dështim elektoral, duke e lidhur ndëshkimin e rreptë që pësoi në këto zgjedhje me tri vitet e krizës ekonomike që kanë përfshirë Spanjën.
Partia Popullore e kryesuar nga Mariano Rahoy ka arritur rezultatin më të mirë në historinë e saj, me një përqindje mbështetjeje prej 37.8%, çka do të thotë 400.00 vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2007. Ky formacion politik ka qenë subjekti më i votuar në të gjitha komunitetet ku u mbajtën zgjedhjet vendore(ku përjashtim bën vetëm ai i Navarras dhe çarja me formacionin politik UPN).
Me këto rezultate kaq bindëse që kanë ngjyrosur me të kaltër hartën elektorale spanjolle, Partia Popullore do të ushtrojë trysni ndaj kryeministrit Zapatero për të mbajtur zgjedhje te përgjithshme të parakohshme. Lideri i të djathtëve spanjollë ,Mariano Rajoy, u shfaq në ballkonin e selisë ku u përball me brohorimat e mbështetësve të partisë së tij që thërrisnin: “Zapatero, jep dorëheqjen”.
Megjithatë, kreu i popullorëve spanjollë shmangu nga fjalori i tij zgjedhjet e parakohshme dhe falënderoi të gjithë ata mbështetës të rinj spanjollë që shprehën besimin për subjektin e tij politik, duke u shprehur” Nuk do të pendoheni për këtë zgjedhje”. /Start/
2011-05-23 11:07