E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nis turin evropian

Presidenti i SHBA-ve do të vizitojë gjithashtu Britaninë e Madhe, Francën dhe Poloninë. Në Francë, ai do të marrë pjesë në takimin e G 8-ës, tetë fuqive më të mëdha ekonomike të botës.

BBC-ja thekson se Afganistani dhe trazirat në botën arabe do të kenë një vend të privilegjuar në agjendën e Presidentit të SHBA-ve.

Masat e Sigurisë do të jenë tepër të forta, pasi vetëm tri javë më parë, forcat speciale amerikane vranë të superkërkuarin Osama Bin Laden.

Pas mbërritjes në Dublin, Presidenti Obama do të takohet me Presidenten Mari McAleese dhe më pas me kryeministrin Taoiseach Enda Kenni.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-23 11:19
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›